(VIDEO) Mediat e Moldavisë: Është parandaluar atentati ndaj Bujar Osmanit?!

(VIDEO) Mediat e Moldavisë: Është parandaluar atentati ndaj Bujar Osmanit?!

Mediat moldave bëjnë të ditur se është shmangur një atentat ndaj ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Moldavi në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

Sipas portalit “Realitatea”, sulmi supozohej të ishte kryer me një makinë bombë.  Sipas autoriteteve, makina duhet të ishte parkuar pranë kalasë së Benderit.

Media shton gjithashtu se Tiraspoli zyrtar, i cili është kryeqyteti i Transnistrisë – një rajon që u shkëput nga Moldavia, akuzoi Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës se qëndron pas planeve të tilla. Autoritetet hetimore në Tiraspol kanë paraqitur edhe një video incizim të momentit kur agjenti dyshohet se ka ndjekur delegacionin e OSBE-së të kryesuar nga Osmani, rrugës për në kalanë e Tighinës. Por pamjet nuk tregojnë asgjë të veçantë, përveç pjesës së brendshme të një trolejbusi, i cili pret në një kryqëzim të kalojë kolona e mjeteve me delegacionin e OSBE-së dhe më pas vazhdon rrugën.  Nga Zyra e riintegrimit në Kishinau thanë për “Realitatea” se autoritetet kushtetuese  I janë drejtuar Tiraspolit për të kërkuar prova, pasi sipas tyre versioni i paraqitur ka karakter spekulativ dhe nuk pasqyron hetimet apo të dhënat konfirmuese të sqaruara nga autoritetet e Republikës së Moldavisë.

Më 13 dhe 14 shkurt bujar osmani, si kryesues i OSBE-së vizitoi Moldavinë, kohë kur aty kishte tensione politike, pasi  tri ditë më parë kishte rënë Qeveria pro-perëndimore e Kryeministres Natalija Gavrilica. /SHENJA/

MARKETING