(VIDEO) Me kamera trupore dhe drone kundër ryshfetit në kufi

(VIDEO) Me kamera trupore dhe drone kundër ryshfetit në kufi

Me dronë, kamera trupi, dhe mjete speciale vëzhgimi, parashihet që të ndalohet krimi në kufi. Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev njofton se Policia e Maqedonisë së Veriut do të përdorë 10 vetura speciale për vëzhgim, me kamera termike me rreze veprimi prej 10 kilometrash. Sipas tij modernizimi i vendkalimeve kufitare,  pritet të rrisë sigurinë dhe të ndihmojë në zbulimin e gishtave të “ngjitur” në kufi, tentativave për kalim të paligjshëm apo llojeve të tjera të krimit.

Mitko Bojmacaliyev, zëvendësministër shtesë i Punëve të Brendshme

“Janë blerë karta SIM për të transferuar imazhin nga kamera te punonjësi i shërbimit dhe në adresat e tjera ku është vendosur kamera. Gjithashtu pritet të mbërrijnë tetë dronë – dy për çdo qendër rajonale. Në funksion është edhe mjeti digjital kundër korrupsionit – kamerat e trupit me të cilat ditët e fundit është regjistruar rasti i ryshfetit nga një shtetas gjeorgjian ndaj një polici nëTabanoc”.

Ai rikujton se gjatë periudhës janar-shkurt 2024, në vendkalimin kufitar Tabanovc kanë kaluar 696.518 udhëtarë. Ku gjatë një kontrolli selektiv janë zbuluar gjashtë vepra penale dhe 59 kundërvajtje, dhe gjithsej tetë dokumente të falsifikuara.  /SHENJA/

 

MARKETING