(VIDEO) Mbyllja e hetimeve për mazutin, kryeministri bisedon me kryeprokurorin

(VIDEO) Mbyllja e hetimeve për mazutin, kryeministri bisedon me kryeprokurorin

Kryeministri Hristijan Mickoski është shokuar nga vendimi i djeshëm i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për ndërprerjen e hetimit për të dyshuarit Asmir Jahoskit dhe Vasko Kovaçevskit. Kryeministri pret që Elektranat e Maqedonisë së Veriut, të parashtroj ankesë për ndërprerjen e hetimeve.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Pres që lënda të kthehet në shqyrtim dhe analizë. Nëse kjo nuk ndodh, Prokuroria humb kredibilitet. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me këtë prokuror, e kemi komentuar Islam Abazin dhe nuk kam çfarë të them më shumë. Opinionin e di për çfarë prokurori bëhet fjalë”.

Mickoski gjithashtu u shpreh se ka biseduar një ditë më parë me kryeprokurorin Nenad Saveskin për këtë temë dhe se ai i ka thënë se nuk ka qenë i informuar për këtë vendim të Prokurorisë që e kryeson prokurori Islam Abazi.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndërprerë procedurën në rastin në lidhje me furnizimin me mazut për termocentralin Negotinë, sepse hetimi, i cili zgjati një vit, nuk vërtetoi se të dyshuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë ndjekur penalisht.

Për rastin në fjalë, listën e dyshuarve e përbënin gjithsej 13 persona, në mesin e të cilëve pronari i Pucko Petroll, Asmir Jahoski, ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili prej kohësh ndodhet në arrati.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING