(VIDEO) Mbrojtja: Bokit 13 po i rrezikohet jeta në burg

(VIDEO) Mbrojtja: Bokit 13 po i rrezikohet jeta në burg

Ekipi juridik  i Bojan Jovanovskit, i njohur si Boki 13, në një kumtesë të lëshuar deklarojnë se kthimi i Boki 13 në burg në gjendje parakanceroze është rrezik për jetë. Pas skandalit për vendimin e falsifikuar të Gjykatës Penale me urdhër të kryetarit Ivan Jolev, me të cilin Bojan Jovanovski,  u kthye në “Idrizovë” në gjendje parakanceroze dhe në gjendje të rënduar dukshëm shëndetësore që nuk mund të trajtohet në burg

I dënuari ka dërguar kërkesë për mbikëqyrje dhe kontroll të jashtëzakonshëm nga Këshilli Gjyqësor, thuhet më tej në këtë  kumtesë.

EKIPI JURIDIK I BOJAN JOVANOVSKIT-BOKI 13

“Jovanovski ka raportuar se po kërkon edhe mbikëqyrje të jashtëzakonshme të sistemit AKMIS, sepse është keqpërdorur. Kërkon gjithashtu rishikimin e të gjitha vendimeve gjyqësore për pezullimin e dënimit. Kujtojmë se Jovanovski tashmë ka alarmuar se është shënjestër e torturave të papara dhe të paharruara, e cila ndikon edhe në shëndetin e tij. Kthimi i Jovanovskit në kushte penale dhe në një gjendje të tillë shëndetësore është jo vetëm shkelje e rëndë e të drejtave të tij, por edhe rrezik për jetën e tij”

Jovanovski pret që torturat ndaj tij të jenë më intensive për shkak të të gjitha njoftimeve publike.

Përndryshe, Bojan Jovanovski “Boki-13”,  është i dënuar me 9 vjet burg për “mashtrim dhe larje parash” në procesin gjyqësor “Lidhja Ndërkombëtare”

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING