(VIDEO) Mbi një mijë euro për të kaluar muajin, shporta e konsumit vazhdon të rritet
Vlera e shportës minimale sindikale vazhdon të shënon rritje. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njoftojnë se Vlera e Shportës për muajin nëntor 2024 është 62 021,00 denarë, ndërsa ata që jetojnë me banesë me qira prej 60 metrave katrorë për mujain nëntor ju duhen të sigirojnë 77 396,00 denarë. Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024, e cila paraqet 61 249,00 është rritur për 772,00 denarë.
LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË
“Vlera e shportës minimale sindikale për nëntorin 2024 e cila paraqet 62.021 denarë, krahasuar me Shportën minimale sindikale nga janari 2024 (57.163,00) është rritur për 4.858,00 denarë përkatësisht për 8,5 për qind. Përderisa tek ushqimi dhe pijet për nëntor paraqet 22.678,00 denarë krahasuar me janarin 2024 (21.007,00 denarë) është rritur për 1.671,00 denarë përkatësisht për 7,9 për qind”.
Nga LSDM, thojnë se tregtarët e kanë shfrytëzuar paralajmërimin për masën kalimtare nga Qeveria dhe i kanë rritur në mënyrë të paarsyeshme çmimet në muajin shtator me çka sipas tyre, vlera në pjesën për ushqim dhe pije është rritur për 717 denarë.
Kujtojmë se kryeministri, Hristijan Mickoski, disa ditë më parë tha se me ardhjen e tyre në qeveri, shporta minimale është ulur për disa përqindë, gjë që të dhënat e fundit të LSM-së e demantojnë.
Samir Mustafa /SHENJA/