(VIDEO) Mbi 15 mijë maturantë testohen në gjuhën amë

(VIDEO) Mbi 15 mijë maturantë testohen në gjuhën amë

Nxënësit e Maqedonisë së Veriut i nënshtrohen testit të parë nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore – në gjuhë amtare dhe letërsi.  Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, e cila organizon provimin e maturës shtetërore, për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase janë regjistruar 10.088 kandidatë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4.189 dhe për gjuhë dhe letërsi turke 315 kandidatë. Në vend të klasave, testimi zhvillohet në hapësira të mëdha shkollore si salla sportive, me gjithësej 2000 mësues për mbikqyrje të testimit, të cilët janë të punësuar në shkolla të tjera,e jo në shkollat e tyre, si dhe rreth 200 vëzhgues nga QSHP, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për Arsim dhe Formim Profesional. Ata theksojnë se qëllimi i tyre është parandalimi i kopjimit.

QENDRA SHTETËRORE E PROVIMEVE

“Këtë vit shkollor, në vend të klasave, maturantët do t’i nënshtrohen testeve në hapësira të mëdha të shkollave: salla sportive të shkollës ose në një hapësirë  tjetër të madhe shkolle ku ka kushte për t’u testuar. Qëllimi është që të ketë më shumë testues në një vend për të mundësuar kontroll më të mirë gjatë provimit dhe për të parandaluar rishkrimin apo ndarjen masive të përgjigjeve, siç ndodhi vitin e kaluar në një grup në aplikacionin Viber në provimin e gjuhës angleze”. 

Testi i dytë ekstern do të zhvillohet më 8 qershor.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve për lëndën e matematikës janë regjistruar gjithësej 1356 kandidatë, për gjuhë angleze 13198, për gjuhë frenge 37, vijojnë 114 për gjuhë gjermane, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhë dhe filozofi ruse.

Maturantët të cilët nuk do ta kalojnë maturën shtetërore në sesionin e qershorit, do të kenë mundësinë të regjistrohen në sesionin e gushtit kur do të jepen dy provimet eksterne në datat 12 dhe 14 gusht. /SHENJA/

MARKETING