(VIDEO) Mbetën pa paga, protesojnë të punësuarit në kopshtin zoologjik

(VIDEO) Mbetën pa paga, protesojnë të punësuarit në kopshtin zoologjik

Punonjësit në Kopshtin Zoologjik të Shkupit gjatë ditës së sotme dolën në një protestë paqësore pasiqë ende nuk i kanë marrë pagat e muajit mars. Disa prej tyre informuan se që nga dje nuk kanë pasur as sigurim shëndetësor për shkak të mosmarrjes së pagave në kohë. Ata bëjnë thirrje që të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të mos ndodhin greva më të mëdha. Ndërkaq që kryetari i sindikatës së Kopshtit Zoologjik të Shkupit, Mile Taneski, thotë që kanë dalë spekulime që pagat janë të bllokuara për shkak të Qytetit të Shkupit por megjithatë, thekson se nuk duan të fajsojnë askënd pasiqë ata duan vetëm pagën.

Mile Taneski, Kryetar i Sindikatës së Kopshtit Zoologjik

Dolën spekulime se paga ishte bllokuar për shkak të Qytetit të Shkupit. Ne nuk po fajësojmë askënd, ne vetëm po kërkojmë një rrogë. Nuk e dimë pse Ministria e Kulturës nuk na ka paguar. Disa kanë marrë rrogë dhe kemi mbetur vetëm ne që jemi nën qeverisjen lokale. Pothuajse 50 persona janë të punësuar në Kopshtin Zoologjik. Ministria kontaktoi departamentin e kontabilitetit në Kopshtin Zoologjik, ato dërguan një përgjigje dhe kaq”.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov, nuk përjashtoi mundësinë që të mbyllet Kopshti Zoologjik nëse nuk jepen pagat. Ai thekson se është ç’njërëzore që punonjësit të mbeten pa sigurim shëndetësor.

Jakim Nedelkov, kryetari i SASHK-ut

“Durimi po mbaron. Ata e shprehin me fjalë të zgjedhura hallin dhe brengën e tyre. Por është fakt se sot nuk kanë as sigurim shëndetësor. Ata janë të ekspozuar ndaj lëndimeve çdo ditë, dhe të mbeten pa sigurim shëndetësor është çnjerëzore. Nëse nuk paguhen pagat, dyert e kopshtit zoologjik ndoshta do të mbyllen. Fatkeqësisht, mora informacion se drejtori nuk është në punë, ndërsa planifikojnë të takoheshim. Në përgjithësi, drejtori është përgjegjës për pagesën e pagave, dhe kush është përgjegjës në aspektin hierarkik, ne nuk jemi të interesuar. Vërejtjet tona do t’ia adresojmë drejtorit”.

Ndërkaq ai theksoi që sipas informacioneve që ai posedon, askush në Qytetin e Shkupit nuk ka marrë pagë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING