(VIDEO) MASH sot do të paguajë 120 milionë denarë për transportin falas për studentët
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka njoftuar se në Ndërmarrjen e Transportit Publik sot do të paguhen 120 milionë denarë për transport falas për studentët dhe pensionistët. Ajo theksoi se menjëherë mund të vazhdohet zgjatja e biletave. Sipas Janevskës ky është një lajm tejet i mirë për të gjithë studentët që duhet të japin provim në sezonin e janarit.
Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Çështja e transportit të studentëve është zgjidhur. Sot do të paguhen 120 milionë, që është lajm i mirë për të gjithë studentët që duhet të japin provim në sezonin e janarit”.
Herën e fundit që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka paguar mjete NTP-së ka qenë në vitin 2021 , kur janë paguar dy milionë euro, dhe që atëherë nuk është marrë asnjë vendim për transportin e subvencionuar.
Nga viti 2022 e deri më sot, Qeveria nuk ka marrë vendim për ofrimin e transportit të rregullt të subvencionuar për studentët, dhe NTP në mënyrë të pavarur ka vendosur që të vazhdojë transportin e studentëve falas.
Anida Murati /SHENJA/