(VIDEO) MASH: Mbi një mijë asistentë do të mbështesin nxënësit me aftësi të veçanta

(VIDEO) MASH: Mbi një mijë asistentë do të mbështesin nxënësit me aftësi të veçanta

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se në vitin e ri shkollor 2024/2025, në shkollat ​​e rregullta fillore do të punësohen mbi 1000 asistentë edukativ, të cilët do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit arsimor të nxënësve me aftësi të kufizuara. Nga ministria informojnë se ata do t’i ndihmojnë ata edhe në kryerjen e përditshme të detyrave të tyre shkollore. Ndërkaq shtojnë se para punësimit të tyre, asistentët edukativ, do t’iu nënshtrohen edhe disa trajnimeve shtesë.

“Asistentët edukativ punësohen përmes shkollave fillore me qendra burimore, sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Deri më tani janë realizuar konkurset për 815 asistentë edukativ dhe janë siguruar fonde dhe pëlqime për 200 të tjerë, të cilët pasi të përzgjidhen me shpallje publike, do t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë para se të punësohen për kryerjen e deturave”, thonë nga MASH-i.

Nga ministria sqarojnë se “sipas Rregullores për normat, përshkrimin e kompetencave dhe detyrave të punës së një ndihmësi edukativ, një ndihmës arsimor mund të ofrojë mbështetje për një deri në tre nxënës me aftësi të kufizuara në të njëjtën klasë. Nëse ndodh që një nxënës me aftësi të kufizuar të mos ketë asistent edukativ që në ditën e parë të shkollës,siç bënë të ditur nga MASH, shkollat ​​do të jenë të detyruara që nëpërmjet ekipit gjithëpërfshirës të shkollës dhe në bashkëpunim me qendrat burimore t’i ofrojnë nxënësit mbështetjen e nevojshme për një fillim të suksesshëm të procesit arsimor.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING