(VIDEO) MASH: Komuna e Tetovës të fokusohet në përmirësimin e kushteve të nxënësve

(VIDEO) MASH: Komuna e Tetovës të fokusohet në përmirësimin e kushteve të nxënësve

Pushteti lokal në Komunën e Tetovës në vend të preskonferencave për shtyp dhe kumtesave të mbushura me kritika të pabaza dhe infromacione të rreme, të fokusohet më shumë në nevojat e nxënësve. Kështu iu përgjigj Ministra e Arsimit dhe Shkencës akuzave të Komunës së Tetovës, se atje mungojnë mbi 45 mijë libra në shkollat fillore dhe të mesme.

Ministria mungesën e librave në Tetovë e arsyeton me atë se shkollat në territorin e Tetovës nuk i kanë paraqitur fare ose kanë dorëzuar infromacione të pasakta për nevojat real konform numrit të nxënësve dhe nuk i kanë paraqitur tekсtet shkollore të dëmtuara të cilat kanë qenë të deyruar t’i paraqesin sipas udhëzimeve me të cilat ata janë të njohur.

MASH

“Ju njoftojmë se më 29 prill të këtij viti MASH me shkresë ka njoftuar të gjitha komunat se nevojiten informacione për numrin e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor, me afat për dorëzimin deri më 12 maj. Nga shkollat në Tetovë nuk ka pasur asnjë reagim, ndërsa pas disa rikujtimeve nga shërbimet e Ministrisë së Arsimit, nuk kanë dhënë informata deri në mesin e qershorit. Përkundër mungesës së përpikmërisë nga ana e shkollave të Tetovës, MASH  menjëherë vazhdoi me dorëzimin, duke dorëzuar 409.458 tekste shkollore nga klasa e parë deri në të pestën, dhe së shpejti me dorëzimin e 48.254 teksteve shkollore për klasën e shtatë,tetë dhe të nëntë”

Nga MASH shtojnë se është e pandershme të fajшsosh Ministrinë, kur pakujdesia e komunës është e dukshme.

MASH

“Këtë e vërtetojmë me një fakt shtesë – vetëm vitin e kaluar shkollor, Tetova nuk i ka shfrytëzuar 18 milionë denarë që ne si Ministri i kemi transferuar në formë të bllok-dotacioneve, të cilat mund të përmirësojnë kushtet në shkolla. Në vend të kësaj, në fillim të këtij viti shkollor, fatkeqësisht, në disa objekte shkollore nuk kishte energji elektrike, e cila u rikthye me ndërhyrjen tonë”

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme nga Njësia e Arsimit të Komunës së Tetovës thanë se në shkollat fillore dhe të mesme mungojnë mbi 45 mijë libra, që sipas tyre Ministria e Arsimit duhet të ndjehet e turpëruar për mënyrën e saj të dështuar për sigurimin e librave shkollorë për nxënësit e Tetovës. Nga Njësia e Arsimit në Tetovë gjithashtu theksuan se përgjegjëse për mungesën e librave është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka në krye të saj dy shqiptarë, ministrin dhe zëvendësministrin.

Linda Ebibi /SHENJA/]

MARKETING