(VIDEO) Masakrat në Serbi, MASH merr masa për parandalimin e dhunës te të rinjtë

(VIDEO) Masakrat në Serbi, MASH merr masa për parandalimin e dhunës te të rinjtë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka takuar profesorë dhe ekspertë nga fushat e psikologjisë, sociologjisë si dhe shkencave të sigurisë, pas rasteve tragjike që kanë ndodhur në shtetit fqinjë të Sërbisë.

Shaqiri thotë se kanë biseduar për ndryshimet e mundëshme që duhet të ndodhin, kanë biseduar për programet arsimore, për aspektin e mekanizmit për detektim dhe parandalim të këtyreve elementeve të rëndësishme. Shaqiri gjithashtu tha se me profesorët dhe ekspertët kanë biseduar edhe për çështjet se si duhet komunikuar me fëmijët që kanë probleme të ndryshme.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Kishim një diskutim të gjatë ku të gjithë ramë dakordë sepse mënyra e jetesës në kohën e fundit, dinamika e jetesës, trendet dhe zhvillet e fundit të cilat kanë ndryshuar dhe fëmijët në kohën e fundit jetojnë me nji dinamizëm tjetër dhe të gjitha këto ndryshime edhe ne duhet ti shofim në një këndëvështrim tjetër”.

Minsitri Jeton Shaqiri sqaroi se në kuadër të mekanizmave ekzistues për ballafaqimin e dhunës së bashkëmoshatarëve dhe sjelljeve devijuese të fëmijëve dhe të rinjve, funksionojnë shërbimet profesionale në shkolla, Shërbimi Pedagogjik dhe Inspektorati i Arsimit, ndërsa  siç deklaron ai, Ministria e Arsimit ka bashkëpunim konstruktiv me shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Socialogia, Tatjana Stojanoska Ivanova tha se çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe se do të jenë të hapur për të gjithë, pasi siç theksoi ajo kanë metoda të mira evropiane që do ti propozojnë me qëllim që mos të ndodhin raste të pa dëshiruara .

TATJANA STOJANOSKA IVANOVA, SOCIOLOGE

“Do të kyçen profesorë të njohur dhe me praktikë të madhe në këto sfera, do ta kyçim edhe unionin e nxënësve të shkollave të mesme, së bashku me instutucionet do të bëjmë një front, i cili do të organizojë platformë për luftë kundër dhunës ndërmoshaatare”.

Ndërkaq minsitri Shaqiri, informoi se kanë vendosur në përdorim dy emaile, në dy gjuhë, maqedonase dhe shqipe, e cila është [email protected] dhe [email protected], , të cilat do të shërbjenë për të gjithë fëmijët, nxënësit, prindërit dhe mësidhënësit, që nëse eventualishtë  kanë raste të pa dëshiruara, ti paraqesin në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING