(VIDEO) Masa për 23 të arrestuarit për keqpërdorime me pensionet invalidore

(VIDEO) Masa për 23 të arrestuarit për keqpërdorime me pensionet invalidore

Gjykata cakton masa për 23 të arrestuarit nga policia, të cilët dyshohet se kanë mundësuar përfitim të së drejtës për përkujdesje nga të tjerët dhe të drejtën e pensioneve invalidore. Gjykata Themelore Penale në Shkup ka urdhëruar paraburgim, arrest shtëpiak dhe masa paraprake.

Gjykata Penale Shkup

Nëntë personave u është caktuar masa e paraburgimit prej 30-ditësh. Pesë personave iu caktua masa e arrest shtëpiak, ndërsa 9 personave iu caktua masa paraprake, përkatësisht detyrimi që i akuzuari të paraqitet në gjykatë ose te personi i autorizuar zyrtar dhe sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimi i lëshimit të një të riu”.

Një person vazhdon të mbetet i pakapshëm për organet e rendit.

Këta persona janë pjesë e 49 personave ndaj të cilëve prokuroria ka nisur hetim, mes tyre mjekë dhe anëtarë komisioni, që jepnin dokumente false për ndihmë sociale për të sëmurët. Ata janë të dyshuar për shumë vepra penale, për keqpërdorim të miratimit të kushteve për përfitim të ndihmës financiare për kujdes ndaj një personi tjetër dhe ndihmë të personave me pengesa dhe pamundësi për të jetuar në mënyrë të pavarur. Dje u kryen bastisje në disa lokacione në Shkup, Veles, Tetovë dhe Gostivar, me ç’rast u ndaluan 23 persona.

Të akuzuarit dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme përfitime pasurore për vete dhe për persona të tjerë dhe kanë mundësuar fitimin e pabazë të të drejtave sociale për përkujdesjen e dikujt tjetër dhe të drejtën për pension invaliditeti, me të cilat veprime të kundërligjshme kanë shkaktuar dëme në buxhetin dhe fondet e shtetit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING