(VIDEO) Marsh feste për Ditën e Flamurit në Shkup
Sot, 28 Nëntor, shqiptarët kudo në botë festojnë Ditën e Flamurit – ditën e shpalljes së pavarësisë dhe simbolin e krenarisë kombëtare. Në çdo qytet, në çdo lagje, dy ngjyrat kuq e zi mbizotërojnë, duke rikujtuar historinë, sakrificat dhe rrugëtimin e një kombi drejt lirisë.
Atmosfera gjithandej ishte elektrizuese. Qytetarë të të gjitha moshave janë mbledhur për të festuar, ndërsa flamujt gjigantë zbukuruan vendin.
Dita e Flamurit u shënua edhe në Shkup me disa aktivitete. Një marsh festiv u mbajt në mesditë. Një kolonë e gjatë me vetura, motoçikleta, kuaj, u marshua nga komuna e Çairit e deri në sheshin Skëndërbe, ku u mbajt festimi qëndror, me këngë e valle tradicionale shqiptare.
Derisa qytetarët po prisinin tek Sheshi Skendërbeu, arritën edhe marshuesit, e ajo çka ra në sy dhe situata u bë interesante ishte ardhja edhe e dy personave , një djal dhe një vajzë, të veshur me veshje kombëtare, ishin të hipur mbi dy kuaj, madje qytetarët i përshkruan si Azem dhe Shotë Galica.
Përveç dy kuajve, këtij marshi i’u kishin bashkangjitur edhe makina lukzove, të cilat i kishin veshur me flamuj. Nuk munguan as motoçiklistët.
Në sheshe ishin prezentë të njëjtat ngjyra, i njëjti motiv, “Shqiponja dykrenare”
28 Nëntori nuk është thjesht një datë në kalendar. Është kujtesë, është krenari dhe është premtim për të ardhmen.
Samir Mustafa /SHENJA/

