(VIDEO) Maqedonia e Veriut nuk përmendet në fjalimin e komisioneres për zgjerim në Samitin e Procesit të Berlinit

(VIDEO) Maqedonia e Veriut nuk përmendet në fjalimin e komisioneres për zgjerim në Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri Hristijan Mickoski në Samitin e sotëm të Procesit të Berlinit tha se pret porosi të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe diskutime thelbësore dhe rezultate konkrete. Nga Shën Stefani, në Mal të Zi ku po mbahej Samiti  Mickoski deklaroi se dosja e vendit tonë është komplekse, por prej kohësh vendi meriton përparim në rrugën drejtë BE-së.

MARKETING

Shik.mk

Sinkron: Hristijan Mickoski, kryeministër

“Sot pres mesazhe shumë të forta në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Sigurisht, këtu përfshij edhe vendin tim. Dosja e Maqedonisë është shumë komplekse. Ne e kemi merituar prej kohësh të jemi pjesë e BE-së, por, për fat të keq, për shkak të disa arsyeve artificiale, ende nuk jemi në gjendje të fillojmë negociatat”.

Mdërkohë, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos përmendi pothuajse gjitha vendet e rajonit, përveç Maqedonisë së Veriut.

Sinkron: Marta Kos, Komisionere për Zgjerim

“Para nesh janë javë dhe muaj që do të jenë vendimtarë. Për Malin e Zi, momenti vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit në procesin e anëtarësimit. Për Serbinë, vendimtare janë zgjedhjet që mbahen javën e ardhshme. Për Shqipërinë është e rëndësishme të ruajë ritmin në rrugën evropiane, ndërsa për Prishtinën është vendimtare të zgjedhë vazhdimin e rrugës së përafrimit me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit”.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se që integrimi evropian të vazhdojë, është e nevojshme që vendet e rajonit të tregojnë gatishmërinë e tyre për të zbatuar reformat dhe vendosmërinë politike. Ndërsa u ndal edhe te protestat në rajon.

Sinkron: Friedrich Merz, kancelari gjerman

“Protestat në rajon na kujtojnë se duhet të vazhdojmë të zgjerojmë dhe forcojmë paqen. Kur përballemi me protesta, qoftë në BE apo diku tjetër, dhuna nuk duhet të jetë një opsion për asnjërën palë”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti argumentoi se përse Kosova është e gatshme të hapë negociatat me BE-në.

Sinkron: Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

“Jam i kënaqur që ndodhem sërish në Mal të Zi. Kosova ka funksionalitet demokratik, stabilitet institucional dhe ekonomik. Tani është koha që të hapen negociatat me Bashkimin Evropian. Prandaj, sot u bëj thirrje të gjithë liderëve evropianë që ta pyesin Komisionin Evropian për hapjen e negociatave me Kosovën”.

Edhe kryeministri Edi Rama, shprehi mirënjohje që merr pjessë në këtë samit.

Sinkron: Edi Rama, kryeminsitër i Shqipërisë

“Çfarë duhet të bëjë këtu, të këndoj ndonjë këngë? Apo thjeshtë të them se sa i gëzuar jam që të vij në Malin e Zi tejet të bukur, një vend ku e ke një helikopter mbi kokë saherë që vjen, por edhe të dëgjosh nga Procesi i Berlinit, një ritual i përveçë, që tashmë këtë herë po ndodh në këtë vend të shkëlqyeshëm”.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, tha sot se Mali i Zi ka një qëllim ambicioz për të përfunduar negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit.

Sinkron: Millojko Spajiq, kryeministër i Malit të Zi

“Është një nder dhe kënaqësi e madhe për ne që kemi mundësinë t’ju presim në Mal të Zi për herë të dytë këtë vit, por edhe që vendit tonë t’i besohet kryesimi i Procesit të Berlinit në vitin 2026, një nga nismat më të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Samiti është ngjarja e fundit e presidencës së Malit të Zi.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING