(VIDEO) Maqedonia e Veriut është në krye të listës me numrin e të madh të të dëbuarve nga Gjermania

(VIDEO) Maqedonia e Veriut është në krye të listës me numrin e të madh të të dëbuarve nga Gjermania

Numri i personave të dëbuar nga Gjermania gjatë këtij viti, është më i lartë në krahasim me vitin e kaluar 2023. Në tremujorin e parë të këtij viti 2024 numri i të dëbuarve është më i madh për një të tretën. Mediat gjermane kanë transmetuar të dhënat e qeverisë gjermane të theksuara në përgjigjën e pyetjes së deputiteve nga partia, E Majta. Sipas tyre, nga janari deri në mars të vitit 2024, nga Gjermania janë dëbuar 4.791 persona, apo rreth 34% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut është në krye të listës së të dëbuarve. Në tremujorin e parë të këtij viti nga Gjermania janë dëbuar 483 qytetarë të Maqedonisë së Veriut prej tyre 233 gra dhe 227 persona të mitur, ndërsa në vitin e kaluar 2023, ishin deportuar 1.177 qytetarë maqedonas.

Në vendin e dytë sipas të dëbuarve është Turqia, ku janë kthyer 449 qytetarë, Gjerogjia 416, Afganistani 345 dhe Serbia 312. /SHENJA/

 

 

MARKETING