(VIDEO) Maqedonia e Veriut e pesta në Evropë për nga ikja e trurit

(VIDEO) Maqedonia e Veriut e pesta në Evropë për nga ikja e trurit

Sipas raportit të Auditimit “Efektshmëria e masave për parandalimin e daljes së personelit me arsim të lartë dhe profesional” të përpiluar nga Enti Shtetëror i Revizionit pothuajse 40% e kuadrit të arsimit të lartë është larguar nga vendi. Ndërkohë, ikja e studentëve në Maqedoninë e Veriut qëndron në vendin e pestë, nga gjithsej 41 shtete europiane, gjë që tregon qartë se vendi po përballet me një humbje të madhe të talenteve.

Enti Shtetëror i Revizionit

Në kuadër të këtyre sfidave, mungesa e një strategjie aktive për menaxhimin e personelit të arsimit të lartë në vend e shton edhe më shumë shqetësimin. Pas skadimit të periudhës së vlefshmërisë së Strategjisë Kombëtare për Rrjetëzimin dhe Bashkëpunimin me Personel me Arsim të Lartë dhe Profesionist nga viti 2013 deri në vitin 2020, shteti nuk ka një dokument strategjik për të luftuar largimin e personelit të kualifikuar”.

Ata megjithatë theksojnë se Qeveria ka miratuar një Rezolutë për politikën e emigracionit, kjo me qëllim të veçantë strategjik që synon uljen e intensitetit të emigrimit të përhershëm jashtë vendit të personave me arsim të lartë. Por, njëkohësisht thonë se për të nuk është vendosur monitorimi i zbatimit të masave dhe aktiviteteve, si dhe miratimi i dokumenteve të reja strategjike kryhen pa vlerësim paraprak të rezultateve. Gjithashtu, në raport ata theksojnë se me përfshirjen e Produktit të Brendshëm Bruto (BPV) të humbur që nuk është krijuar për shkak të emigrimit vlerësohet në 5.15% në vit.

Enti Shtetëror i Revizionit

Megjithatë, efekti total i kostos oportune, duke përfshirë BPV-në e humbur që nuk është krijuar për shkak të emigrimit, vlerësohet në 5.15% të BPV-së në vit. Nëse shtohet edhe investimi i humbur real në arsim për këta personel, i cili mesatarisht është 3,19% e BPV-së në vit, efekti total negativ ekonomik reflekton një humbje totale prej 8,34% të BPV-së në vit”.

Sipas auditimit, në periudhën 2013 -2021, mesatarisht nga shteti kanë emigruar rreth 2.500 persona me arsim të lartë, për të cilët shteti ka investuar mesatarisht pesë miliardë denarë në vit. Dalja e personelit me arsim të lartë, sipas ESHA-së, ka një efekt serioz me rreth 0.8% në Produktin Bruto të Brendshëm. /SHENJA/

 

 

MARKETING