(VIDEO) Maksuti: Në emër të profesionalizmit, rrezikohet përfaqësimi i shqiptarëve

(VIDEO) Maksuti: Në emër të profesionalizmit, rrezikohet përfaqësimi i shqiptarëve

“Në emër të profesionalizmit,  shqiptarët rrezikohen të përfaqësohen në institucionet Publike”. Kështu ka deklaruar për Televizionin Shenja, profesori dhe njëherësh njëri ndër anëtarët  e  grupit punues rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuatë, Mersim Maksuti. Megjithatë, Profesori thotë se Përfaqësimi i Drejtë dhe Adekuatë është vlerë, duke shtuar se është njëra ndër vlerat më të rëndësishme të rendit kushtetuse, madje siç tha, njëra ndër vlerat kryesore të ndërtimit të këtij shtet që lidh bashkëjetesën.

MARKETING

MERSIM MAKSUTI,PROFESOR UNIVERSITAR

“Përfaqësimi i qytetarëve në bazë të përkatësive të tyre etnike është një e drejtë kolektive e tyre. Ti cenon një të drejtë të nji kolegtiviteti të caktum, ndërsa profesionalizmi është dytësor në këtë rast, sepse ti me profesionalizëm mundë të cenosh një të drejtë të një qytetari si individ dhe kur këta të drejta ndeshen, si një pjesëtar i një kolegtiviteti dhe si një individ, si rregull e drejta kolektive prevalon, dominon dhe prandaj unë e shoh si rrezik”.

Profesor Maksuti thotë se  rastet e fundit  që i kemi me këto konkurset ku numri i shqiptarëve të punësuar është simbolik ose zero  është një dëshmi se në emër të profesionalizmit, ne rrezikojmë përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike.  Një ndër vërejtjet kryesore për këtë Ligj, Profesori Maksuti theksoi se është mungesa e elementin sanksionues.

MERSIM MAKSUTI,PROFESOR UNIVERSITAR

“Vërejtja kryesore që bie në sy është se i mungon komponenta, elementi sanksionues d.m.th nuk i sigurohet mbrojtje juridike, pra nuk parashihet me ligj ndonjë sanksion. Sanksionet janë të natyrës kundërvajtse, e cila do të ndëshkonte të gjithë zyrtarët publikë, njerëzit që janë kompententë për zbatimin e ligjit, që ato të ken një lloj detyrimi para ligjit për zbatimin e ligjit në praktik. Shifni, kjo është ajo vërëtja kurciale bazike që kam te ligji”.

Kujtojmë se ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuatë, është miratuar në seancën qeveritarë, ndërsa pritet i njejti të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias dhe pas do rikthehet këtu ku do të ketë debat publike dhe pritet të shifet se a do të miratohet edhe në Kuvend.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

MARKETING