(VIDEO) LSDM: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, Mickoski do të përjetojë humbje në zgjedhjet e 2024-ës
Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, ndërsa në zgjedhjet e rregullta të cilët do të mbahen në në vitin 2024, Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE, do të pësojnë edhe një humbje tjetër. Kështu nga partia në pushtet LSDM, u janë përgjigjur kërkëses së kahmotshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit
LSDM
“ Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk do të ketë, jo sepse LSDM ka frikë nga rezultatet e tyre, por sepse ne kemi synime dhe detyra që kemi marrë përsipër t’i realizojmë deri në afatin e rregullt për zgjedhje”.
Ndërkaq, nga partia opozitare VMRO-DPMNE, theksojnë se shumica në LSDM kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga VMRO, gjithashtu deklarojnë se Dimitar Kovaçevski dhe Mile Zeçeviq, frikësohen nga zgjedhjet sepse ky do të ishte edhe fundi i karierës së tyre dhe sipas kësaj partie të njejtit po e mbajnë peng Maqedoninë e Veriut.
VMRO-DPMNE
“Ata e dinë se zgjedhjet e parakohshme do të nënkuptojnë fundin e karrierës së tyre kriminale dhe fillimin e ndryshimeve për një të ardhme më të sigurt për Maqedoninë. Edhe shumica në SDS, anëtarë, ministra dhe një pjesë e deputetëve po kurdisin zgjedhje sepse nuk shohin rrugëdalje nga ngërçi në të cilin e kanë zhytur vendin kryesia e SDS-së, Kovaçevski dhe Zeçeviq”.
Nga VMRO-DPMNE, madje akuzojnë drejtpërdrejt kryeminsitrin Dimitar Kovaçevskin , se përderisa Maqedonia e Veriut po fundoset, Kovaçevski vazhdonë të dëgjojë urdhërat nga Zajasi dhe nga Strumica.
Samir Mustafa /SHENJA/