(VIDEO) LSDM: VMRO zbukurohet me puplat e të tjerëve
Nga LSDM sot thanë se VMRO-DPMNE gënjen për autostradën Stracin – Kriva Pallankë sepse siç thonë ata LSDM-ja ka kryer mbi 90% të punës dhe ata e kanë bllokuar si opozitë. Ata thonë se asfalti i parë në autostradën Stracin – Kriva Pallankë është hedhur në vitin 2023 dhe se lidhur me fillimet e punimeve ka dëshmi me pamje dhe njoftime në faqen e facebookut të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore më 23 nëntor 2023.
LSDM
“Zbukurimi me puplat e të tjerëve është një gjë në vete, por VMRO DPMNE thurrë gënjeshtra patologjike dhe tregon se sa të paaftë janë, ndaj duhet të sajojnë se kanë bërë diçka. Për autostradën Stracin – Kriva Pallankë, VMRO-DPMNE ka prerë vetëm një shirit dhe ka bërë disa qindra metra asfalt dhe asgjë tjetër, ndërsa si opozitë e bllokuan projektin në Kuvend”.
Gjatë ditës së djeshme lidhur me autostradën Stracin-Kriva Pallankë pati përplasje në mes pushtetit dhe opozitës. Nga LSDM thanë se autostrada është projekt i LSDM-së i cili ka filluar në vitin 2018 dhe mbi 90% e propjektit është realizuar nga mesi i vitit 2024.
Ndërkaq kryeministri Hristijan Mickoski në fjaliin e tij në përurimin e kësaj autostrade akuzoi se LSDM i bënë këto me qëllim të fitimit të pikëve politike dhe tha se LSDM duhet tu kërkojë falje qytetarëve për mos-realizimet e projekteve për 6 vite.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/