(VIDEO) LSDM: VMRO po e akuzon edhe kompaninë amerikane për korrupsion!

Vazhdojnë akuzat dhe  përplasjet e opozitës dhe pozitës për ndërtimin e korridorëve 8 dhe 10 D.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stollkovski, deklaroi  se qeveria e BDI-së dhe LSDM-së dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sërish po përdorin gënjeshtra, duke mos ditur si të mbulohen për qëllimet e dukshme të pandershme në marrëveshjen me Bechtel-in dhe Enkën.

NAUM STOILLKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE

“Dhe në vend që të përfundojnë autostradën Kërçovë-Ohër, BDI-ja dhe SDS-ja tregojnë ambicie për të udhëhequr një projekt autostrade edhe më të madh, disa herë më të madh se autostrada Kërçovë-Ohër, ku ende nuk janë zhvilluar asnjë projekt madhor, ku ende nuk është siguruar financimi i jashtëm, ku mbikëqyrja do të kryhet nga një kompani me eksperiencë në industrinë e tekstilit dhe me një kontratë të fshehur nga publiku”.

Ndërkaq, nga partia në pushtet LSDM, theksojnë se VMRO-DPMNE-ja po e akuzonë kompanin “Bechtel-in ” dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për siç thojnë nga LSDM, për korrupsion.

LSDM

“Pas serisë së investimeve kineze të dakorduara në kohën e VMRO-DPMNE-së, për herë të parë kemi një projektues dhe kontraktor amerikan dhe menjëherë VMRO-DPMNE-ja e regjimit, e mbajtur peng nga e majta proruse, akuzon SHBA-në dhe kontraktorin,  “Bechtel” për  korrupsion.

Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE është kundër çdo projekti strategjik, kundër çdo progresi në vend. Nga kjo parti madje theksojnë se Shteti po zhvillohet me LSDM-në,ato vlersojnë se  asgjë nuk ndryshon në VMRO-DPMNE,  sipas tyre, është e njëjta parti e regjimit, e cila mbetet simbol i korrupsionit dhe krimit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING