(VIDEO) LSDM: Qytetarët të vendosin vetë për procesin integrues
Kërkesa e LSDM-së për organizim të referendumit për ndryshimet kushtetuese ka sjellë në fokus përsëri përplasjen politike mes opozitës dhe pushtetit.Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thotë se qytetarët përmes referendumit duhet të deklarohen nëse janë të gatshëm që fëmijët e tyre të paguajnë çmimin e politikave të Mickoskit.
Sipas opozitares LSDM kërkesa e tyre ka nxjerë zbuluar faktin se Qeveria nuk ka mjete buxhetore as për organizim të referendumit.
BOGDANKA KUZESKA – LSDM
Para ka vetëm për grupën kriminale të VMRO-së dhe tenderëve të tyre kriminal. Nuk ka para për qytetarët, nuk ka para për rroga më të mëdha, nuk ka mjete për rrogë minimale prej 600 eurosh. Nuk ka para për masa dhe subvencione për bujqit. Nuk ka para as për referendum në të cilin qytetarët duhet të vendosin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Për Mickoskin dhe grupën e tij kriminale, vetëm qytetarët duhet ta paguajnë çmimin.
Kërkesës së LSDM-së i është përgjigjur zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Valentin Manasievski, i cili ka drejtuar kritika ndaj liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar se po ndjek një politikë servile në dëm të interesave kombëtare maqedonase.
Sipas Manasievskit, Filipçe është i gatshëm të shkojë deri aty sa fillimisht të zbatojë ndryshime kushtetuese, e më pas të pranojë ridefinimin e historisë dhe identitetit, duke e quajtur Filipçen si “i dërguar special dhe deputet bullgar i Rumen Radev-it”.
VALENTIN MANASIEVSKI – VMRO-DPMNE
Njëherë ndryshime kushtetuese, pastaj ridefimin të historisë dhe identitetit. Deri këtu është i gatshëm të mbrij deputeti special Bullgar i Rumen Radev, Venko Filipçe. Filipçe është në të njëjtën linjë me Viktor Stojanov-in, nga Fondacioni Maqedonia e cila vepron në vendin tonë duke shpërndarë propagandë dhe gjuhë të urrejtjes kundër maqedonasve, nuk e pranon identitetin maqedonas, e mohon atë dhe e përfaqëson historinë e Maqedonisë si bullgare.
Kjo nuk është hera e parë që LSDM-ja dhe VMRO-ja përplasen me njëra tjetrën për identitetin dhe gjuhën po edhe historinë. Në të kaluarën, kur VMRO-ja ishte opozitë e akuzonte LSDM-në për tradhëti kombëtare dhe shitje të interesave shtetërore dhe ndryshim të emrit.
Mevludin Imeri /SHENJA/

