(VIDEO) LSDM: Qeveria ka realizuar vetëm 26% të investimeve kapitale

(VIDEO) LSDM: Qeveria ka realizuar vetëm 26% të investimeve kapitale

Nga LSDM sot kanë deklaruar se qeveria e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it ka realizuar vetëm 26 % të investimeve kapitale në 6 muajt e parë. Ata thonë se ky nuk është thjesht një numër katastrofik, por është një tregues, provë e paaftësisë së plotë institucionale të Qeverisë dhe politikave të dështuara ekonomike.

JOVICA JANKOVIÇ NGA LSDM

“Me një performancë kaq të mjerueshme, Maqedonia nuk mund të përparojë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të viteve të kaluara, realizimi i investimeve kapitale në gjashtë muajt e parë të këtij viti është përgjysmuar. Me VMRO-DPMNE-në kemi një rënie të madhe, e cila ka pasoja për të gjithë ekonominë sepse investimet kapitale janë një nga mjetet më të rëndësishme për rritje ekonomike”.

Ata thonë se është gjithashtu shqetësuese që paratë me të cilat qeveria merr hua nuk po përdoren për projekte, por po shpenzohen për qëllime të tjera për të mbuluar boshllëqet buxhetore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING