(VIDEO) LSDM propozon ligj për rritjen e pagës dhe heqjen e kontributeve

(VIDEO) LSDM propozon ligj për rritjen e pagës dhe heqjen e kontributeve

Grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë ligji për lirim nga kontributet dhe rritje të pagave. Sipas deputetes së LSDM-së, Sanja Llukarevska me këtë propozim ligj kërkojnë rritje të pagave për 15 000 denarë për 400 000 të punësuar.

Sanja Llukarevska, deputete e LSDM-së

Grupi parlamentar i LSDM-së propozon zgjidhje ligjore me të cilën do tu ndihmohet edhe të punësuarëve edhe kompanive dhe do të siguroj të ardhura shtesë në buxhet. Me këtë ligj, të cilin LSDM do ta dorëzoj në Kuvend, punëdhënësit në sektorin privat do të mund ti rrisin pagat e të punësuarëve të tyre prej 3 000 deri në 15 000 denarë, pa u dashur të paguajnë kontribute për këtë pjesë”.

Sipas deputetes Llukarevska, nëse rritja mesatare e pagës bëhet për 7500 denarë për 400 000 të punësuar, atëherë shton ajo, kjo rritje e pagave në nivel nacional do të ishte 585 milion euro.

Sanja Llukarevska, deputete e LSDM-së

Cilat kompani, për cilët të punësuar mund të përfitojnë nga ky ligj? Për të punësuarit për të cilët kompania paguan neto 65.380 denarë. Këta të punësuar janë rreth 400 000, të cilët do të mund të fitojnë të ardhura pa rritje të kostove për kompanitë”.

Llukarevska i bënë thirrje shumicës parlamentare dhe Qeverisë që ta mbështesin këtë ligj. Pagat duhet të rriten, është koha për masa të vërteta dhe jo për premtime të zbrazëta, shtoi Llukarevska.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING