(VIDEO) LSDM: Ministri i Bujqësisë i ikën përgjegjësisë për Fondet Ipard
Dy javë pas zbulimit të mega-skandali me fondet IPARD, Ministri i Bujqësisë Ljupço Tripunovski ende nuk po jep përgjigje për pyetjet kryesore që lidhen me pezullimin e fondeve evropiane”. Kështu njoftoi partia opozitare LSDM, duke sqaruar se ministri në përgjigje të kërkesës së tyre zyrtare për informacion, ka dhënë vetëm “korniza të përgjithshme ligjore dhe citime nga rregulloret”.
BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSJA E LSDM-SË
“Nuk ka asnjë fjalë për arsyet, nuk ka asgjë për kohëzgjatjen e pezullimit të fondeve IPARD, nuk ka asnjë informacion në lidhje me hapat e planifikuar për të kapërcyer këtë problem serioz. Një hiçgjë e madhe. Këta njerëz kanë të drejtë të dinë se sa do të zgjasë pezullimi dhe kush do t’ua mbulojë dëmin nga vonesa. Një ministër që nuk ndihet përgjegjës nuk duhet ta udhëheqë këtë institucion”.
Kusevska tha se ky veprim, është fyerje dhe tallje e drejtpërdrejtë ndaj 3 000 bizneseve të reja dhe 10 000 vendeve të mundshme të punës, si dhe nënvlerësim i dëmit prej 130 milionë eurosh.
BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSJA E LSDM-SË
“Suspendimi i mbi 130 milionë eurove evropiane nuk është ndonjë formalitet administrativ, por një goditje serioze ndaj mijëra bujqve dhe kompanive që mbështeten në fondet IPARD. Me fshehjen e këtyre informacioneve, Tripunovski e rrezikon sistemin e mbështetjes për bujqit dhe e thellon dëmin që ata po pësojnë”.
Ajo tha se LSDM nuk do të tërhiqet nga kërkesa për përgjigje të plota e transparente që bujqit i presin, si dhe nga kërkesa për përgjegjësi. Sipas LSDM-së gjëja më e vogël që mund të bëjë ministri i bujqësisë Tripunovski, është dorëheqja. “Një ministër që fsheh informacione nga bujqit dhe që nuk ndjen përgjegjësi për resorin që drejton, nuk ka kredibilitet të jetë ministër i bujqësisë”, tha Kuzeska.
Anida Murati /SHENJA/

