(VIDEO) LSDM: Mickoski e dinte për shtetësinë e Gruevskit

(VIDEO) LSDM: Mickoski e dinte për shtetësinë e Gruevskit

LSDM-ja opozitare akuzon kryeministrin Hristijan Mickoskin se gënjen kur thotë se nuk ka dijeni për shtetësinë e paraardhësit të tij Nikolla Gruevskit. Bogdanka Kuzeska thotë se kjo është vetëm edhe një gënjeshtër nga ana e Mickoskit, ashtu siç shprehet ajo, gënjeu për kthimin e emrit, për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, ashtu siç gënjeu se identiteti maqedonas ishte i kërcënuar.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

Ka kaluar më shumë se një muaj që kur u njoftua se Ministria e Drejtësisë po përgatiste dokumentet e ekstradimit. Qytetarët dëgjuan njoftime se dokumentet po përgatiteshin, se po udhëtonin, se procedura për një kërkesë të re ishte duke u zhvilluar. Dhe çfarë ndodhi – dokumentet nuk u dërguan kurrë”.

Ajo deklaron se për muaj të tërë, LSDM ka paralajmëruar se Nikolla Gruevski mban shtetësi dhe pasaporta nga vende të tjera, përfshirë Hungarinë.

Një ditë më parë, Ministria e Drejtësisë përmes një reagimi tha pavarësisht të gjitha spekulimeve dhe informacioneve jozyrtare në lidhje me statusin e tij të mundshëm në Hungari, Nikolla Gruevski mbetet shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është një person që i nënshtrohet vendimeve të plotfuqishme gjyqësore dhe procedurave aktive. Procedura për ekstradimin e tij shtuan më tej, vazhdon në përputhje me legjislacionin vendas, marrëveshjet dypalëshe dhe konventat ndërkombëtare.

Të premten, kur u pyet kryeministri nëse ka dijeni se Nikolla Gruevski ka shtetësi hungareze, ai u përgjigj shumë shkurtimisht, duke thënë se jo nuk ka informacion.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING