(VIDEO) LSDM mblidhet javën e ardhshme, diskutojnë për humbjen fatale në zgjedhje

(VIDEO) LSDM mblidhet javën e ardhshme, diskutojnë për humbjen fatale në zgjedhje

Kryesia dhe bordi ekzekutiv i LSDM-së javën e ardhshme do të mbajnë takime për të filluar procedurën për thirrjen e kongresit llogaridhënës pas rezultateve zgjedhore të partisë në zgjedhjet e dyfishta, njoftojnë nga LSDM. Në kongres, siç informojnë nga partia, do të shqyrtohen arsyet e rezultatit të dobët zgjedhor, analizat dhe raportet e bëra për punën e LSDM-së, si dhe pritet të përcaktohen afatet dhe mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve brendapartiake.

TABELË: LSDM

“Procesi i reformimit do të jetë në të gjitha nivelet, do të zgjidhen kryetari, nënkryetari, kryesia, të gjitha organet dhe trupat e partisë në nivel qendror dhe lokal, në përputhje me statutin e LSDM-së”.

Mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake në LSDM e paralajmëroi lideri aktual Dimitar Kovaçevski natën e 8 majit, pas humbjes së dyfishtë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Kovaçevski në fjalimin e 8 majit the se askush nuk është pa përgjegjësi për humbjen zgjedhore dhe prandaj LSDM-ja do të duhet të shikojë nga brenda dhe të mendojë për arsyet e rezultateve të dobëta.

Më 8 maj LSDM pësoi humbje të madhe në zgjedhjet e dyfishta. Nga 46 deputetë që kishte fituar në vitin 2020, LSDM në këto zgjedhje fitoi vetëm 18 deputetë. Medina Ajeti Ali /SHENJA/ 

MARKETING