(VIDEO) LSDM: Masat qeveritare janë të pjesshme dhe joefektive

(VIDEO) LSDM: Masat qeveritare janë të pjesshme dhe joefektive

Në vend të masave të pjesshme, qeveria duhet të pranojë propozimet për 5% TVSH për energjinë elektrike dhe 0% TVSH për ushqimin. Kështu ka deklaruar deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska. Sipas saj, vendimi i fundit për kufizimin e marzhave është i vonuar, i pjesshëm dhe ka mangësi të theksuara.

SANJA LLUKAREVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË

Në vend që të kufizohen marzhat vetëm për 102 grupe produktesh, duhet të përfshihen të gjitha 238 grupet e produkteve.Për këto arsye, qytetarët nuk do të ndiejnë asnjë efekt nga këto masa të pjesshme dhe të vonuara. Fatkeqësisht, Qeveria po tregohet si shërbëtore e interesave të mëdha të biznesit, në vend që të luftojë për të mirën e qytetarëve”.

Llukarevska thotë se LSDM ka zgjidhje të sakta ligjore për stabilizimin e çmimeve dhe uljen e faturave për energjinë elektrike, të cilat tashmë janë paraqitur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për procedurë të përshpejtuar .

SANJA LLUKAREVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË

Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike në 5% do të sjellë një ulje të faturave për 13% menjëherë! Qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë në muaj për një faturë prej 3.000 denarësh! Mbi 600.000 familje menjëherë do të përfitojnë fatura më të ulëta! Me heqjen e TVSH-së për ushqimin, mbi 250 kategori produkte ushqimore do të bëhen më të lira menjëherë! Kjo do të thotë kursim direkt për qytetarët prej rreth 2.000 denarësh në muaj”.

Me zbatimin e plotë të paketës së masave të LSDM-së dhe Ligjit për praktikat e pandershme tregtare, deputetja tha se do të arrihet një ulje e çmimeve për 30%. Mbrojtja e standardit të qytetarëve është detyra numër një për të gjithë deputetët në Kuvend, prandaj nga LSDM kërkojnë që të gjithë deputetët e të gjitha partive parlamentare të mbështesin këto ndryshime ligjore, pasi sipas tyre, qytetarët meritojnë mbështetje, dhe këto masa janë mënyra e duhur për të ulur çmimet e ushqimit dhe faturat për energjinë elektrike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING