(VIDEO) LSDM: Kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë realizuar asgjë
Kaluan dy vjet ndërsa kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE nuk kanë rezultate. Kështu partia në pushtet LSDM akuzon partinë opozitare VMRO-DPMNE, e cila udhëheq më shumë komuna në vend. Nga LSDM thonë se tani më kanë kaluar dy vjet dhe kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, nuk kanë bërë asgjë. Nga atje, akuzojnë për paaftësi krerët e komunave nga radhët e VMRO-së.
LSDM
“Më shumë se 40 kryetarë komunash nga DPMNE deri më tani nuk kanë realizuar asnjë projekt të vetëm të rëndësishëm, kapital për komunat dhe qytetarët. Madje i kanë ndërprerë edhe projektet e trashëguara nga kryetarët e mëparshëm të LSDM-së, e nëse nuk i kanë ndalur i kanë paraqitur si të tyret. Në vend të projekteve dhe zhvillimit, nuk e kanë problem t’i futin komunat në borxhe dhe të godasin xhepat e qytetarëve”.
Nga LSDM, gjithashtu thonë se komunat e drejtuara nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së nuk bërë asnjë progres, por përkundrazi kanë pasur regres.
Në atë komuna ku udhëheqin kuadrot e VMRO-DPMNE, nga LSDM theksojnë se i kanë rritur çmimet e shërbimeve komunale, ujin, parkingun dhe kanë punësuar kuadro partiake.