(VIDEO) LSDM kritikon VMRO-në për rikthimin e Trajanovskit, VMRO: Filipçe, ruajtës i kolltukut të zaevit

(VIDEO) LSDM kritikon VMRO-në për rikthimin e Trajanovskit, VMRO: Filipçe, ruajtës i kolltukut të zaevit

LSDM-ja tashmë opozitare prej që zgjodhi kryetarin ka nisur reagimet e saj për Qeverinë e re. Për LSDM, emërimi i Koce Trajanovskit, ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, në krye të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” është kthim i vendit pas në vitin 2016. Qytetarët, shtojnë nga LSDM, nuk votuan për kthim mbrapa, por për një ndryshim që nuk po ndodh fare dhe sipas tyre, nuk ka gjasa të ndodhë.

LSDM

VMRO-DPMNE po e kthen kryetarin që e ka bërë krimin më të madh në historinë e vendit në ndërtimtari, projektin ‘Shkupi 2014’, i jepen 600 milion euro në duar dhe pushtet që të udhëheq me projektet më të mëdha infrastrukturore dhe ndërtimore. Koce Trajanovski është bashkëpronar dhe drejtues i kompanisë ‘Kosistemi DOO’, që përfshinë edhe pjesën e ndërtimtarisë. Ky është një paralajmërim për korrupsion të madh”.

Në reagimin e tyre kundër LSDM-së, VMRO u thotë që në vend se të komentojnë sa për të komentuar, LSDM dhe Filipçe le të merren me atë që në zgjedhjet e ardhshme të mund ta marrin ndonjë mandat deputeti.

VMRO-DPMNE

Në vend që të komentojnë sa për të komentuar, të merren me atë nëse në zgjedhjet e ardhshme do të kenë votues për një deputetë, përse Filipçe u bë kryetar me 9 000 vota nga e gjithë Maqedonia, diçka që jep indikacione se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2028 nuk do të mund ta nxjerrin asnjë deputet”.

VMRO kishte kritika ndaj LSDM-së për zgjedhjen e Filipçes për kryetar të partisë, duke thënë se ai është ruajtësi i kolltukut të ish kryetarit Zoran Zaevit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING