(VIDEO) LSDM këmbëngul që të publikohen emrat e atyre që i operuan kot pacientët

(VIDEO) LSDM këmbëngul që të publikohen emrat e atyre që i operuan kot pacientët

Disa ditë pasi opinioni mësoi se në vend janë kryer të paktën 10 operacione të panevojshme në zemër  te pacientët, ende nuk janë bërë të ditura detajet se kush dhe ku i ka kryer këta operacione. LSDM ka tre ditë që kërkon nga Qeveria të mos heshtë dhe t’i nxjerrë emrat e spitaleve dhe mjekëve që I kanë kryer këto operacione. Nga LSDM thonë se ka rënë heshtje e papranueshme për skandalin më të tmerrshëm me operacionet, ndërsa ngrenë dyshimet se qeveria përpiqet ta mbulojë atë.

RANETA MLADENOVSKA, LSDM

“Të publikohen të gjitha klinikat dhe subjektet private të cilat kanë qenë pjesë e procesit. Të publikohen të gjitha emrat komisioneve, mjekëve dhe drejtuesve që kanë miratuar vendime. Publikisht të kumtohet se cilët mjekë kanë dhënë udhëzime se duhet të bëhen. Edhe atë për të gjitha operacionet veç e veç. Menjëherë të dorëzohen padi penale, pa pritje dhe pa anulime. Të aktivizohet Prokuroria dhe Policia Financiare, për shkak të indikacioneve serioze për korrupsion”.

Sipas LSDM-së është e patolerueshme të dërgohen pacientët dhe të përfitohet ndaj shëndetit të qytetarëve. Mlladenovska theksoi se ky është një skandal i rëndë që duhet të trajtohet me transparencë të plotë dhe përgjegjësi maksimale. “Publiku e meriton të vërtetën e plotë. Çdokush që ka marrë pjesë në këtë zinxhir monstruoz duhet të përgjigjet”, tha ajo. /SHENJA/

MARKETING