(VIDEO) LSDM ka shpallur një thirrje publike për kandidatura për kryetar të partisë

(VIDEO) LSDM ka shpallur një thirrje publike për kandidatura për kryetar të partisë

Me miratimin e Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe zgjedhjes së kryetarit të LSDM-së , nga Bordi Qendror i LSDM-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e regjistrimit aktiv të anëtarëve të LSDM-së, ata njoftojnë se procedura e aplikimit fillon nga data 31.05.2024 dhe se do të zgjasë për shtatë ditë, deri më 06.06.2024. Të drejtë për kandidim, siç informojnë ata,  kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret dhe normat e larta vlerash, morale dhe etike.

 Bordi Qendror i LSDM-së

“Për pozitën e kryetarit të LSDM-së mund të kandidojë personi me së paku 5 vjet anëtarësim në LSDM, i cili është zgjedhur së paku një herë nga Kongresi i LSDM-së anëtar i një prej organeve të partisë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake janë shpallur me vendim të Bordit Ekzekutiv dhe do të mbahen më 30 qershor 2024 (e diel). Detajet e procedurës, rregullave dhe kritereve janë të përfshira në Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidimin dhe zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së”.

Ndërkohë, nga Bordi Qendror njoftojnë se të gjitha dokumentet nga sot do të jenë në dispozicion të publikut në faqen zyrtare të partisë. Megjithatë, zgjedhjet do të zhvillohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me 80 komisione komunale zgjedhore dhe borde të vendvotimeve në nivel lokal, ku të gjithë anëtarët e LSDM-së që regjistrohen në mënyrë aktive do të kenë mundësi të votojnë. /SHENJA/

 

MARKETING