(VIDEO) LSDM-ja thekson se tensionet për Goce Dellçevin janë skenar i VMRO-së Maqedonase dhe Bullgare

(VIDEO) LSDM-ja thekson se tensionet për Goce Dellçevin janë skenar i VMRO-së Maqedonase dhe Bullgare

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka akuzuar partitë maqedonase në opozitë, të cilët deklarojnë se ka dështuar edhe një skenar i VMRO-DPMNE-së dhe Levicës nga njëra anë, si dhe VMRO-së bullgare nga tjetra anë, për krijimin e tensioneve, konflikteve dhe kaosit, gjatë shënimit të  151 vjetorit të lindjes së revolucionarit Goce Dellçev, më 4 shkurt.

Nga LSDM gjithashtu deklarojnë,  madje edhe lavdërohen se shteti, institucionet dhe  MPB-ja me sjellje efikase, përgjegjëse dhe profesionale nuk kanë lejuar të ndodhin incidente më 4 shkurt.

LSDM

“Siguria publike u ruajt në nivel të lartë, nuk u lejuan eskalime dhe rrezikim të rendit publik, ndërsa shënimi i 151 vjetorit të lindjes të velikanit maqedonas, vizionerit, revolucionarit Goce Dellçev, u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme. Prandaj pengu i Dimitar Apasiev, Hristijan Mickoski, është i dëshpëruar dhe i zhgënjyer, sepse plani i tij për të shkaktuar incidente u pengua menjëherë”.

Ndërkohë, VMRO-ja ja përsëritur akuzat për dështimin e Qeverisë në këtë rast. Ka reaguar deputeti  Antonio Milloshovski, cili ka theksuar se nderim të tillë të tensionuar të Goce Dellçevit nuk ka pasur në 75 vitet e fundit. Sipas Milloshovskit, kjo është pasojë e marrëveshjes së lidhur të përshpejtuar për fqinjësi të mirë në vitin 2017.

ANTONIO MILLOSHOVSKI-DEPUTET I VMRO-DPMNE

“Me keqardhje mund të konstatoj se një përkujtim kaq i tensionuar, i diskutueshëm, i mbushur me policë, i rrezikshëm për sigurinë, duke poshtëruar dinjitetin e qytetarëve të thjeshtë, të cilët nuk mundën lirisht të nderojnë dhe të vendosin kurorë me lule për Goce Dellçev, nuk ka ndodhur kurrë në Maqedoni,  në 75 vitet e fundit”.

Përndryshe, nën masa të rrepta të forcave të sigurisë, të shtunën në Shkup janë mbajtur aktivitetet për shënimin e 151-vjetorit të lindjes të Goce Dellçevit – figurë historike për të cilën kanë pretendime edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING