(VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për ajrin e ndotur
VMRO-DPMNE e akuzoi LSDM-në se po keqpërdor qëllimisht një deklaratë të vjetër të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me cilësinë e ajrit, me qëllim marrjen e pikëve politike dhe shpërqendrimin e opinionit publik.
Nga partia vlerësojnë se bëhet fjalë për, siç thonë ata, “një gënjeshtër tjetër të fabrikuar”, e ngjashme me pretendimet e mëparshme për “migrantë dhe përhapjen e frikës”.
VMRO-DPMNE
“Nuk e dimë pse LSDM nuk i përdor deklaratat e ish-liderit të tyre Zoran Zaev, në të cilat ai premtonte se ‘Ajro, Ajro’ do ta pastrojë ajrin dhe do të sjellë jetë dhe ajër të pastër për të gjithë”.
Ky reagim I VMRO-së erdhi si kundërpërgjigje ndaj reagimit të LSDM-së për ndotjen e lartë të ajrit në Shkup.
Sipas partisë opozitare, Qeveria nuk merr masa të duhura për të përballuar ndotjen, por, siç pretendojnë ata, fokusi është në prokurime publike dhe tenderë të dyshimtë.
LSDM
“Ndërsa nuk ka para për politika për ajër të pastër, ka para për qindra tenderë për të njëjtat kompani dhe kontrata milionëshe. Kryeministrin Mickoski e e gënjen popullin me krahasime se ajri në Shkup ka qenë më i pastër se ai në Vjenë”.
Në reagim, LSDM vlerëson se deklaratat e tilla minojnë besimin e publikut dhe se për këtë arsye është miratuar, siç thonë ata, një Rezolutë antikushtetuese.
“Çfarë do të vijë më pas – ndalimi i fjalës për ajrin e ndotur sepse qeveria pretendon se është i pastër?”, pyet LSDM. /SHENJA/

