(VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për 1 vjet qeverisje

LSDM sot ka mbajtur tribunë të quajtur “Maqedonia e poshtëruar – një vit qeverisje e VMRO-DPMNE-së”. Agron Demiri nga LSDM gjatë fjalimit të tij tha se sot RMV është në vendet e fundit të Europës për sa i përket pagës minimale dhe se mbi 70% e qytetarëve jetojnë me më pak se 500 euro në muaj, sipas tij, kjo është një poshtërim.
MARKETING
AGRON DEMIRI, ANËTAR I LSDM-SË
“Si i ri, gjëja e parë që prisja ishte që brenda një viti Maqedonia do të bëhej vërtet një vend krenar. Por, për fat të keq, në vend që të ishim krenarë, u poshtëruam dhe ky është një fakt. Ne ende flasim për këtë sot. Kur LSDM luftoi për rritjen e pagës minimale, VMRO-DPMNE luftoi për punësimin e të afërmve në institucione. Sot, Maqedonia është e parafundit në Europë për sa i përket pagës minimale”.
Ndërkaq kryeministri Hristijan Mickoski sot i pyetur lidhur me tribunën e LSDM-së tha se një parti e cila e ka poshtëruar vendin tani flet për poshtërim dhe theksoi se në 1 vit qeverisje VMRO ka harrnuar mangësitë e trashëguara nga koalicioni LSDM-BDI.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTëR
“Partia politike që e poshtëroi vendin sot po flet për një Maqedoni të poshtëruar, Vendi sot në mënyrë të ngadaltë por të sigurtë po bëhet krenare. E gjithë ajo që kemi bërë gjatë këtij viti ka qenë mbyllja e vrimave dhe e kemi paguar atë që e kemi trashëguar nga këta që e kanë shkatërruar Maqedoninë, pra partitë opozitare LSDM dhe BDI, kemi paguar pensione dhe paga të papaguara “
Nga LSDM thane se edhe sot, me paraqitje dhe propozime në legjislaturë, ata vazhdojnë të luftojmë për një pagë më të lartë, por për fat të keq, thonë ata, nuk ka vullnet politik nga VMRO-DPMNE.
Medina Ajeti /SHENJA/