(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion

(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion

MARKETING

Një tjetër akuzë për korrupsion vjen nga opozita. Sipas LSDM-së, një skandal i ri korrupsioni po trondit Qeverinë e Mickoskit dhe Ministrinë e Bujqësisë, duke u lidhur sërish me kriminalitet ndërkufitar. Nga LSDM thonë se drejtori i arrestuar i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Vase Anakiev, ka kërkuar ryshfet prej 100 mijë eurosh për të lejuar import të mallrave që nuk i plotësonin kushtet. LSDM thekson se ryshfeti është negociuar përmes një ndërmjetësi, një shpediteri, ku sipas partisë kësti i parë prej 50.000 eurosh tashmë është paguar.

MARKETING

Sample Image

Nga LSDM thonë se skandali më i madh i narkotikëve me 5 ton drogë, që përfundoi tek një funksionar i partisë së tyre simotër SNS në Serbi, sic thone ata ishte i lidhur me kontrabandë përmes kufirit, ku deri më sot ende nuk është zbardhur.

LSDM

“Nuk është e mundur që një drejtor të jetë i përfshirë i vetëm në skandale të tilla pa një rrjet më të gjerë dhe pa mbështetje institucionale. Ka pasur edhe një rast tjetër ku u arrestua një drejtor nga VMRO, gjithashtu për ryshfet prej 50.000 eurosh, pas së cilës u pezullua programi IPARD për bujqit”.

Nuk është e mundur që të ketë kaq shumë korrupsion në nivelet më të ulëta, ndërsa ata në krye të Ministrisë dhe në qeverinë më të korruptuar të Mickoskit të mos kenë ditur deklaron LSDM.

Ndërkaq nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, thonë se LSDM është një parti që, në vend që të luftojë krimin dhe korrupsionin, e toleron, e mbulon dhe e mbron atë. Sipas VMRO-DPMNE-së në strukturat më të larta partiake ende gjenden persona me vendime gjyqësore.

VMRO-DPMNE

“Në vend që të distancohet dhe të dënojë, si në rastin e Artan Grubit, Filip Andov – Sokol, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ish-drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të përbashkët, LSD hesht dhe e injoron krimin dhe korrupsionin, sidomos te ish-funksionarët e vet, gjë që e minon edhe më shumë besimin e publikut”.

VMRO-DPMNE deklaron se gjatë periudhës së kaluar, publiku ka qenë dëshmitar i shumë aferave dhe dyshimeve për korrupsion të lidhura me ish dhe aktualë funksionarë të LSDM-së dhe sipas tyre në vend të një dënimi të qartë dhe zbardhjeje të rasteve, LSDM ka zgjedhur të heshtë. Ata thonë se nëse LSDM vërtet angazhohet për drejtësi dhe sundimin e ligjit, atëherë duhet të distancohet qartë nga të gjitha dyshimet për krim brenda radhëve të veta dhe sipas VMRO-DPMNE-së, të mbështesë një hetim të plotë, të pavarur dhe transparent për çdo rast ku ka dyshime për krim dhe korrupsion.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING