(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për kaosin në kryeqytet

(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për kaosin në kryeqytet

Pas marrjes së pushtetit në Shkup, qyteti është shkatërruar, shkupjanët po mbyten nga deponitë e djegura, ndërsa autbousët janë të pasigurtë. Kështu akuzuan nga partia opozitare maqedonase LSDM, të cilët thonë se për shkak të afarizmt të dështuar të Danella Arsovskës dhe Hrisitjan Mickoskit, nuk ka segmet në të cilin jetesa në kryeqytet nuk ka dështuar.

LSDM

“Autobusët e pasigurtë, NTP po shembet, shkupjanët po mbyten nga djegia e deponive që VMRO-DPMNE premtoi t’i pastrojë, ndërmarrjet publike nuk funksionojnë. E gjithë kjo vërteton se në çfarë gjendje të tmershme është qyteti i Shkupit, në çfarë gjendje të keqe është NTP, si dhe ndërmarrjet e tjera publike. Vetëm VMRO-ja nuk është prekur nga kjo, as edhe pak”

VMRO-DPMNE  kundërpërgjgijet duke thënë se drejtori i LSMD-së dhe partnerja e tyre në koalicion, Arsovska, me të cilën humbën zgjedhjet janë përgjegjëse për kaosin me transportin publik. Sipas tyre edhe Shkupi edhe Maqedonia e Veriut do të ngrihen, do të ketë rritje dhe zhvillim me qeverisjen e tyre.

VMRO-DPMNE

“LSD-ja është përgjegjëse e vetme për kaosin në NTP, drejtori i NTP-së është aktivist i tyre partiak, i cili me krenari bënë foto në selinë e tyre qendrore. Është edhe një gjë që do t’i bashkojë LSD-në dhe Danella Arsovskën në të ardhmen. LSD dhe partia e Danella Arsovkës , emri i së cilës askush nuk e di, nuk do të kenë deputet në Kuvend, sepse e shkatërruan edhe Shkupin edhe Maqedoninë”

Përndryshe, tashmë disa ditë autobusët privat në Shkup po qarkullojnë me linja të reduktuara, pasi  përshkak të borxheve që kanë nuk mund të vozisin me orarë të plotë. Nuk përjashtohet mundësia për ndërprerjen e të gjitha linjave të autobusëve privat në ditët në vijim.

Nga Qyteti i Shkupit në krye me Danella Arsovskën, mohojnë se kanë borxhe të pashlyera ndaj autobusëve privat. Ndërsa të gjithë  kaosin e krijuar me transportin publik, e pësojnë qytetarët  të cilët në temperaturat e larta kohore duhet të presin me orë të tëra nëpër stacionet e autobusave.

Kjo “rrëmujë” me linjat e autobusëve privat nuk është hera e parë që ndodhë, pasi tashmë disa muaj herë pas here përsëritet e njëjta situatë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING