(VIDEO) LSDM: 2024, konsumatorët e bllokut të parë do të paguajnë 5% më pak energji elektrike

(VIDEO) LSDM: 2024, konsumatorët e bllokut të parë do të paguajnë 5% më pak energji elektrike

Anëtari i Këshillit Qendror të LSDM-së, Dario Nikollovski e ka zgjedhur ditën e parë të janarit për të dhënë në lajm të mirë për qytetarët. Ai ka deklaruar se nga sot, më 1 janar, rryma për amvisëri do të jetë më e ulët për 5 për qind në bllokun e parë.

Sipas tij, qytetarët që janë të kujdesshëm dhe e përdorin në mënyrë produktive energjinë elektrike brenda vendit do të paguajnë më pak.

DARIO NIKOLLOVSKI, ANËTAR I KËSHILLIT QENDROR TË LSDM-SË

“Matematikisht, nga 1 janari, çmimi është 5% më i lirë në bllokun e parë dhe blloku i dytë dhe energjia e lirë mbeten të njëjta. Vetëm me masën për tarifën e lirë ditore të rrymës, qytetarët kursejnë 1000 denarë, masë kjo më së shumti do të përdoret nga pensionistët”

Nikollovski i LSDM-së ka thënë se politikat energjetike dhe masat e ndërmarra nga qeveria gjatë pandemisë dhe krizës energjetike po japin rezultatet e faturave të ulëta dhe kthim të tarifës së lirë ditore.

DARIO NIKOLLOVSKI, ANËTAR I KËSHILLIT QENDROR TË LSDM-SË

“Qasja vizionare për rritjen e pavarësisë energjetike, e fokusuar qartë në ofrimin e qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë elektrike, me vëmendje të veçantë në mbrojtjen e standardit të shtresave vulnerabël dhe pensionistëve, hapi mundësinë që qytetarët të përfitojnë drejtpërdrejt përmes faturave më të ulëta”

Nikollovski premtoi se energjia elektrike më e lirë për qytetarët mbetet në fokus të LSDM-së edhe në vitin 2024.

/SHENJA/

 

MARKETING