(VIDEO) Lokalizohen të 29 zjarret që shpërthyen të premten

(VIDEO) Lokalizohen të 29 zjarret që shpërthyen të premten

Zjarri  në komunën e Likovës, është lokalizuar. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, zjarri që shpërtheu të premten pasdite në mes fshatit Sllupçan dhe Vaksincë, në drejtim të fshatit Allashec, është lokalizuar rreth mesnatës.

Të premten në mbrëmje  në vend ka pasur rreth 29 zjarre në hapsira të hapura dhe të mbyllura. Por, sipas QMK zjarre aktive për momentin në vend nuk ka.

Në shuarjen e zjarri të Sllupçan, thanë ata,  krahas zjarrfikësve të Kumanovës kanë marrë pjesë banorë vendas, por edhe përfaqësues nga pylltaria. Për momentin nuk ka zjarr, por për shkak të rrezikut nga paraqitja e sërishme ka ekip që vazhdimisht është në terren.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Në zjarr u përfshi një pjesë e madhe e hapsirës mbi Sllupçan, drejtë Vaksincës, është djegur barë i thatë, shkurre. Në terren janë angazhuar edhe dy automjete zjarrfikëse dhe 7 zjarrfikës si dhe përfaqësues të NP ‘Pyjet Nacionale’”.

Edhe zjarri që këtë mëngjes u ndez në Shtip dhe u përhap drejtë fshatit Draçevë, është shuar plotësisht.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Zjarri në afërsi të Shtipit, përgjatë rrugës për në Radovish, ka shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe ka përfshirë një sipërfaqe prej 130 deri në 150 hektarë. Është lokalizuar rreth orës 02:00, por është ndezur sërish mëngjesin e sotëm. Pas ndërhyrjes së autoriteteve tashmë është shuar plotësisht”.

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë thënë ata më tej, kanë intervenuar edhe në Karposh, në djegjen e  barit të thatë, rreth orës 21:00. Kurse zjarrfikës nga Staro Nagoriçani kanë shuar zjarrin në fshatin Rugincë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING