(VIDEO) “Llaskarca” nisi nga e para, familjarët mbajnë pak shpresë te “superekspertiza”

(VIDEO) “Llaskarca” nisi nga e para, familjarët mbajnë pak shpresë te “superekspertiza”

Rasti gjyqësor për rastin “Llaskarca”, ka nisur nga fillimi, ndërsa ekseprtët e super-ekspеrtizës, që ka gati një vit që pritet, nuk u paraqitën sot në gjykatë. Ndërkohë, ekspertiza nga Byroja e Ekspertëve mbërriti në seancën e fundit dhe i është dorëzuar prokurorit dhe të pandehurve përmes mbrojtësve të tyre. Sinisha Ristovski, familjar i të ndjerit Dejan Ristovski, i cili humbi jetën në aksidentin në afërsi të Llaskarcës, tha se kanë shpresa që e vërteta do të dalë në dritë.

Sinisha Ristovski, vëllai i të ndjerit Dejan Ristovski

“Superekspertiza që presim për më shumë se një viti dhe fakti që eksprtët nuk u paraqitën sot, na krijon sërish dyshime se ky proces gjyqësor nuk po shkon në drejtimin e harresës së brengës sonë, e duke dhënë kështu mundësinë që e vërteta dhe drejtësia të dalë në shesh”

Pas seancës së sotme gjykata ka marrë vendim, se duhet të lexohen të gjitha provat e deritanishme dhe procedura të vazhdojë me inspektimin e superekspertizës, të paraparë për seancën e radhës.

Ndërsa, sipas Bllagoja Trpevski, prindi i Jovica Trpevskit, i cili po ashtu ka qenë në askidentin në Llaskarcë, nuk beson se superekspertiza do të ndryshojë diçka.

Bllagoja Trpevski, prind i Jovica Trpevskit

“Ajo superekspertizë është përgatitur nga inxhinierë mekanikë dhe të trafikut dhe përmban 50-60 faqe, shumica e të cilave janë fotografi. Ndonëse njerëzit që bënë superekspertizën duhej të ishin sot, nuk erdhën. Gjykata duhet t’i kishte dënuar këta njerëz për këtë që po bëjnë. Tashmë te ne po krijohet një revoltë e madhe dhe dyshime se kjo po vonohet qëllimisht që fajtorët të mos arrijë drejtësia, por këtë nuk do ta lejojmë”

Familjarët i kërkuan gjykatës që të jepte vendim sa më shpejt me qëllim që të arrihet drejtësia dhe pas katër vitesh nga aksidenti, çështja më në fund të marrë zgjidhje. Për seancën e radhës, të caktuar për 26 janar, është planifikuar të inspektohen dy superekspertiza të përgatitura nga dy ekipe inxhinierësh mekanikë dhe të trafikut.

Vitin e kaluar, më 21 dhjetor, gjykata e dërgoi çështjen në Byronë për Ekspertiza, pasi të dyja palët në këtë proces gjyqësor – prokuroria dhe mbrojtja – kanë dorëzuar ekspertizën e tyre. Paraprakisht, Fakulteti Teknik në Manastir kishte refuzuar kryerjen e ekspertizës për shkak të mungesës së ekspertëve. Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING