(VIDEO) Ligji për përfaqësimin e drejtë, vazhdojnë debatet dhe akuzat, por pa rezultate konkrete

(VIDEO) Ligji për përfaqësimin e drejtë, vazhdojnë debatet dhe akuzat, por pa rezultate konkrete

Në seancës e pyetjeve të deputetëve të opozitës janë përplasur sot deputeti i Frontit Europian, Ilir Hasani dhe zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.

MARKETING

Hasani e pyeti publikisht VLEN-in se kur do të miratohen  ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ligj ky siç tha ai, është premtuar disa herë, por asesi nuk po bëhet.

ILIR HASANI, DEPUTET I FRONTIN EUROPIAN

“Disa herë u deklaruat se jeni duke punuar intezivishtë për këtë ligj, për ta bërë ligjin më të mirë dhe për ta bërë në përputhje me ligjet aktuale dhe kushtetuten e RMV-së, madje dje e kishit inspiruar edhe kryeminstrin, i cili e vazhdoi vazhdën e VLEN-it, duke thënë se jemi duke bërë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe një vit kaloi duke bërë atë ligj. Po premtoni se do ta bënë ligjin më të mirë se ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe atë së pari do ta çoni në Venedik, pak të shëtitet aty nëpër ujë , nuk e di se kur do të kthehet prej Venedikut”.

E nga ana tjetër, zëvendës kryeministri Arben Fetai, kuadër i ASH-së së mbetur në VLEN, tha se BDI gjatë qeverisjes së saj, ka  lënë shumë institucione pa asnjë shqiptarë, madje sipas tij, BDI e harroi edhe Marrëveshjen e Ohrit.

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINSITËR PËR QEVERISJE TË MIRË

“Juve sikur ju ka kap një nji lloj amnezie  si BDI, por qytetarët nuk vuajnë nga amnezia. Ne e dim mirë se kush jemi, e dim mirë se çfarë keni bërë në lidhje ne çështjen e përfaqësimit drejtë dhe adekuatë, ku vazhdimishë si çështjen e gjuhës, si çështjen e decantrilizimit dhe të gjitha çështjet tjera, që janë bërthama e Marrëveshjes së Ohrit, apo shtyllat e marrëveshjes, ju keni sjellë improvizime të një pasnjëshme. Nuk keni rregulluar me ligj asnjë çështje, sepse keni qenë më të zënë me tendera, me keqpërdorime dhe korrupsion”.

Kujtojmë se për ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, kryeministri Hristijan Micksoki, dy ditë më parë tha se  së shpejti i njejti  pritet të kalojë në seancë qeveritare, duke sqaruar  se më pas do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, filtër i fundit para se të hyjë në procedurë parlamentare.  Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Maqedoninë e Veriut ka për qëllim të sigurojë përfaqësim të barabartë në punësim  të komuniteteve etnike në institucionet shtetërore dhe publike, sipas përqindjes së tyre në popullsinë e përgjithshme. Ky ligj bazohet në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zëvendëson Balancuesin që u shfuqizua vitin e kaluar nga ana e gjykatës Kushtetuese.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING