(VIDEO) Ligjet kundër duhanit dhe kundër kazinove kaluan filtrin e parë

(VIDEO) Ligjet kundër duhanit dhe kundër kazinove kaluan filtrin e parë

Në seancën plenare të mbajtur të enjten, deputetët i kanë dhanë dritë jeshile propozim-ligjit për lojërat e fatit, konkretisht ligji ka kaluar leximin e parë.

Me 59 vota ‘për’ dhe 9 ‘kundër’, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e kaluan në lexim të parë Propozim-ligjin për lojërat e fatit, me të cilat parashikohet që kazinotë të largohen së paku 500 metra larg shkollave, por kjo nuk vlen për bastoret. Me këtë ligj, kazinot nuk do të lejohen pranë shkollave (minimum 500 metra) dhe ndalohet reklamimi i tyre, sidomos ai që e paraqet bixhozin si rrugë drejt suksesit. Gjithashtu, vendoset kontroll më i rreptë përmes GPS në aparate, kufizohen licencat dhe rriten tarifat financiare dhe garancitë bankare.

Gjithashtu në pikat e pagesës dhe pagesës së fitimeve të organizatorëve të lojërave të fatit në bastore, të cilat ndodhen në një distancë deri në 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme, nuk lejohet vendosja e terminaleve elektronike të videolotarisë, terminaleve apo kompjuterëve për lojëra elektronike të fatit.

Sipas neni 193, i cili thotë se: ky ligj hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq Neni 180 përcakton se organizatorët e lojërave të fatit janë të detyruar ta harmonizojnë veprimtarinë e tyre me dispozitat e ligjit brenda gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Nëse nuk e bëjnë këtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Financave, do t’ua heqë licencat me vendim.

Ndërkaq, edhe propozim-ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme poashtu të enjten ka kaluar në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit.

Me këtë ligj vendosen rregulla më të qarta për hapësirat publike dhe të punës, për tarracat, për produktet e reja të duhanit dhe nikotinës, për reklamimin dhe promovimin, si dhe për mbrojtjen e fëmijëve pranë shkollave, institucioneve shëndetësore dhe hapësirave ku ata qëndrojnë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING