(VIDEO) Liderët evropian porositën se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet

(VIDEO) Liderët evropian porositën se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet

Procesi i zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor dhe Plani i Rritjes janë në fokusin e samitit BE = Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në deklaratën e dhënë për media para fillimit të samitit, ka theksuar nevojën për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, duke thënë se si vendet kandidate po ashtu edhe BE-ja, duhet ta shfrytëzojnë momentin dhe ta kthejnë atë në lëvizje, ndërsa lëvzjen ta kthejë në anëtarësim. Ajo pohoi se, zgjerimi është i bazuar në merita, por meritat nuk nënkuptojnë ngadalësim.

Ursula von der Leyen, Presidente e KE-së

Ne duhet ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë dhe më kredibil, me fjalë të tjera, nëse vendet anëtare i përmbushin reformat, duhet të ecin përpara në përmbylljen dhe hapjen e kapitujve dhe klasterëve në rrugën e tyre drejt BE-së. Procesi i zgjerimit duhet të jetë më i dukshëm. Vendet kandidate duhet t’ua sqarojnë qytetëve të tyre përfitimet e zgjerimit, por në anën tjetër vendet kanidate duhet t’ua sqarojnë qytetarëve tanë përfitimet e zgjerimit dhe kjo është një komponentë strategjike”.

Edhe kancelari gjerman Friedrich Merz tha se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian po zgjat shumë dhe se është e nevojshme të tregohet vullnet i qartë politik për ta përshpejtuar atë. Merz tha se e kanë diskutuar çështjen me presidentin francez Emmanuel Macron.

Friedrich Merz, Kancelar gjerman

Procesi i zgjerimit në vitet e fundit është ngadalësuar dhe se BE-ja duhet të marrë përgjegjësi më të madhe në mënyrë që të shmangë lëshimet e mëparshme në politikën e zgjerimit. Kjo pjesë e Evropës është në perspektivën e anëtarësimit në BE dhe nëse nuk kemi ndërmarrë ndonjë hap domethënës për 13 vjet, atëherë është e qartë se kemi bërë gabime të caktuara”.

Macron nga ana tjetër tha se, Franca edhe më tej mbështetë vendosjen e një metodoligjie të re për anëtarësim, e cila do të mundsonte reforma më të qarta dhe më transparente, si dhe harmonizim gradual vendeve candidate me legjislacionin e BE-së.

Emanuel Macron, presidenti i Francës

Së bashku me Gjermaninë kemi propozuar model të integrimit gradual, i cili do të jetë objekt diskutimi me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ndërkaq, zyrtarët e BE-së, deklaruan se, Mali i Zi dhe Shqipëria po bëjnë punë shumë të mirë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur prtishmëritë e tyre që, Mali I Zi, të jetë anëtarja e ardhshme e Unionit. /SHENJA/

MARKETING