(VIDEO) Levica padit Gashin sepse nuk ia ndërpreu mandatin Xhaferit

(VIDEO) Levica padit Gashin sepse nuk ia ndërpreu mandatin Xhaferit

Partia “Levica” padit kryetarin e Kuvendit Afrim Gashin. Deputetët e kësaj partie kanë parashtruar kallëzim penal kundër kryeparlamentarit Gashi, për shkak se ky i fundit, sipas Levicës nuk i’a ka ndëprerë mandatin Talat Xahferit.

Siç shtojnë me tej, padia kë të bëjë me sjelljet e paligjshme me vetëdije e keqdashje në rastin e mosrevokimit të mandatit të deputetit Talat Xhaferi nga BDI-së për shkak të papajtueshmërisë së funksioneve të “kryeministrit” dhe “deputetit”.

LEVICA

Sipas dispozitave obligative të katër ligjeve të vlefshme dhe Rregullores së Kuvendit, i akuzuari ka qenë i detyruar të konstatojë situatën e konfliktit të interesave dhe akumulimin e funksioneve me Xhaferin dhe ta shtojë rendin e ditës në seancën e parë plenare të Kuvendit – por ai nuk pranoi të bënte atë që ishte detyrimi i tij i shprehur me gjithë kërkesën me shkrim të grupit parlamentar të Levicës si dhe përkundër indikacioneve publike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni”.

Shtojnë se do të monitorojnë me vigjilencë ligjshmërinë e punës së kryeparlamentarit të ri dhe do të përgjigjen në përputhje me çdo veprim apo mosveprim të kundërligjshëm.

Talat Xhaferi derisa ishte kryeministër teknik, në zgjedhjet e 8 majit mori mandat deputeti dhe deri në formimin e Qeverisë nuk hoqi dorë nga asnjëri funksion. Në opinion pati reagime duke thënë se është e kundërligjshme ushtrimi i dy funksioneve në të njejtën kohë, por reagimet ishin edhe për faktin se Xhaferi do të merrte pagë për të dy postet e ushtruara.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING