(VIDEO) Levica kërkon t’i merret imuniteti deputetit të VMRO-DPMNE-së Mitrko Jançev

(VIDEO) Levica kërkon t’i merret imuniteti deputetit të VMRO-DPMNE-së Mitrko Jançev

Partia Levica kërkon marrjen e imunitetit deputetit të VMRO-DPMNE-së Mitko Jançev, për shkak se dyshohet të jetë i përfshirë në një aksident trafiku dhe kundër tij rëndojnë vepra të rënda penale. Në një letër që i është dërguar kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, nga prindërit e një vajze 13 vjeçare, tregojnë se vetura e deputetit Minçev në Ilinden është përplasur me një moped. Ata thonë se nga aksidenti vajza e tyre Anastasija Todorovska dhe 13 vjeçari, drejtues i mopedit  kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 13 vjeçari, ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra.

Deputeti Mitko Jançev është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerje të veprave penale ‘Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik’ dhe ‘Rrezikim i sigurisë bë trafik.

Në letër prindërit e vajzës së lënduar rëndë, mes tjerash theksojnë se kanë shqetësim të thellë për ndikimin e deputetit në procesin gjyqësor, sepse ende prej atëherë nuk është ngritur as aktakuzë për këtë ngjarje tragjike.

Tabel: Letra e dërguar nga prindërit e Anastasija Todorovska

“Ajo që na trondit më së shumti si prind është ajo që deputeti Mitko Jançev edhe krahas pasojave tragjike nga aksidenti, nuk ka gjetur forcë as të na kërkoj falje dhe as të shpreh as edhe një fjalë mbështetje njerëzore momentet kur familja jonë përballet me dhimbje, pasiguri dhe frikë për jetën e vajzës tonë”.

Familjarët, shtojnë se ekzistojnë indicie se deputeti Jançev mund ta keqpërdor pozitën e  tij dhe të thirret në imunitetin e deputetit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING