(VIDEO) Lençe Ristovska jep dorëheqje nga pozita e prokurores publike

(VIDEO) Lençe Ristovska jep dorëheqje nga pozita e prokurores publike

MARKETING

Prokurorja Lençe Ristoska i ka dhënë epilog përplasjeve disa mujore me kryeministrin Hristijan Mickoski, presioneve të pushtetit ndaj saj dhe mospajtimeve të shprehura publikisht rreth funksionimit të gjyqësorit, duke u dorëhequr nga pozita e prokurorit publik. Dorëheqja e saj erdhi pasi, Këshilli i Prokurorëve Publik më 30 mars hodhi poshtë ankesën e Ristevskës për sulm ndaj integritetit dhe pavarësisë së saj, e cila kishte të bëjë me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski i cili gjatë një interviste të publikuar në janar, e quajti prokuroren “mediokritet me matricë politike”. Ndërkaq, më 31 mars, kryeprokurori Nenad Saveski e hoqi Ristevskën nga lëndët për korrupsion të lartë “Talir 1” dhe “Talir 2”, që lidhen me VMRO – DPMNE. Ristovska në letrën e saj të dorëheqjen ka thënë se, nuk e sheh veten në mesin e një prokurorie e cila nuk vepron si e pavarur.

MARKETING

Sample Image

Lençe Ristoska, Prokurore

“Vlerësoj se, këto vendime dobësojnë seriozisht pozivionin e prokurorisë publike dhe sjellin rreziqe konkrete për epilogun e lëndeve që targetojnë korrupsion të lartë dhe krim. Këto veprime janë në kundërshtim direkt me vizionin për të cilin përkushtohem, ndërsa ajo është prokurori e cila punon jashtë ndikimeve politike, i mbron profesionistët e saj dhe e mbron interesin publik në mënyrë të duhur dhe pa selektim. Pasi, nuk shoh hapësirë për punë, as në perspektivë se si do të mundesha të veprojë në përputhje me parimet e mia, sot kam dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i prokurorit publik”.

Ajo në letër po ashtu ka drejtuar kritika ndaj sistemit, duke theksuar se puna e saj në çështje që targetojn majat e pushtetit e ka bërë atë shënjestër të sulmeve.

Lençe Ristoska, Prokurore

“Ndër vite keni qenë dëshmitarë të shumë prej atyre rasteve: ndikim ndaj dëshmitarëve, ushtrimi i presioneve, ndryshimi i zgjidhjeve ligjore, ruajtja e lëndëve në sirtar dhe vjetërsim i lëndëve. E gjithë kjo nuk më ka penguar t’ju përmbahem zotimeve të mia, prandaj kam kritikuar publikisht gjendjet në gjyqësor pavarësisht kontekstit shoqëroro – politik dhe pa kalkulime për pasojat në karrierën time”.

Kryeprokurori Nenad Saveski ka reaguar ndaj dorëheqjes së Ristovskës, duke shprehur keqardhje për vendimin e prokurore.

Nenad Saveski, Kryeprokuror

“Ajo që dua të theksoj është se Prokuroria Publike mbetet pa një prokurore publike nga e cila prisja që, me përvojën e saj shumëvjeçare dhe të çmuar, të jepte kontribut në forcimin e kapaciteteve të këtij institucioni, veçanërisht në rolin e saj si prokurore për ndërlidhje me Eurodrejtësinë”.

Ristovska ka qenë një ndër prokuroret kryesore të ish prokurorisë speciale, ndërsa momentalisht është edhe në prokurore në Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale – Eurodrejtësi.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING