(VIDEO) Kuzeska: Qeveria po ushtron presion mbi kryetarët e komunave të LSDM-së

(VIDEO) Kuzeska: Qeveria po ushtron presion mbi kryetarët e komunave të LSDM-së

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska ka akuzuar se qeveria po ushtron presion mbi kryetarët e komunave të LSDM-së. Ajo thotë se të gjitha inspekcionet e mundshme, sektorë të ndryshëm nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, inspektoratet dhe shumë institucione të tjera kanë pushtuar  komunat e udhëhequra nga kryetarët e LSDM-së.

BOGDANKA KUZESKA ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Qeveria madje shkon aq larg sa të ushtrojë presion mbi anëtarët e familjeve të ngushta të kryetarëve të komunave, me zhvendosje të paligjshme nga vendet e tyre të punës, në vende tjera pune, jashtë vendbanimit të tyre. Ky presion është selektiv dhe tendencioz, i drejtuar ekskluzivisht ndaj komunave ku kryetarët e komunave janë nga LSDM-ja, ndërsa në komunat nën kontrollin e DPMNE-së nuk ka fare kontroll. Ky është një shembull klasik i keqpërdorimit të institucioneve shtetërore për qëllime partiake nga VMRO- DPMNE”.

Lidhur me këto akuza i menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së të cilët thanë se LSDM mban konferenca për shtyp që janë një arsyeje për të mbuluar mosveprimin dhe paaftësinë e kryetarëve të komunave të tyre.

VMRO DPMNE

“Konferencat për shtyp në panik, ku zëdhënësja në largim Kuzeska akuzon se kryetarët e komunave të LSDMS-së po përballen me presion nga inspektimet, nuk janë gjë tjetër veçse një kërkim për një arsyje dhe justifikim për mungesën e rezultateve dhe projekteve të premtuara qytetarëve. A beson LSDM-ja se ligji nuk duhet të zbatohet për kryetarët e komunave të LSDMS-së, apo se ata duhet të jenë arinjë të bardhë të mbrojtur për të cilët procedurat nuk do të zbatohen, ndërkohë që do të zbatohen për të gjithë të tjerët”.

“Treguesi më i mirë se qeveria qendrore po ndihmon qeverinë lokale janë 250 milionë eurot e vëna në dispozicion nga qeveria për komunat për projekte kapitale, me përfitues edhe nga komunat  ku LSDM-ja është në pushtet”, thonë nga VMRO.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING