(VIDEO) Kuvendi nuk e miratoi ligjin për njështetësi, Filipçe: E refuzuan ligjin sepse gjysma e qeverisë ka pasaporta bullgare

(VIDEO) Kuvendi nuk e miratoi ligjin për njështetësi, Filipçe: E refuzuan ligjin sepse gjysma e qeverisë ka pasaporta bullgare

 

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe reagon pasi një ditë më parë nuk kaloi propozim ligji i tyre që zyrtarët qeveritarë të kenë vetëm një shtetësi. Filipçe u shpreh se qytetarët morën një tjetër konfirmim publik dhe shumë të qartë nga VMRO se qeveria është plot me njerëz me pasaporta bullgare.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

Refuzuan ta pranojnë propozim-ligjin e Lidhjes Social Demokrate, me të cilin kryeministri, zëvendës kryeministrat, ministrat dhe anëtarët e Qeverisë nuk do të mund të kenë dy shtetësi. Parashtrohet pyetja përse e bënë këtë? Sepse gjysma e Qeverisë duhej menjëherë të largohej. E gjithë Qeveria mundej të mbetej pa njerëz, të cilët në xhepa kanë pasaporta bullgare, kursë bullgarë në Kushtetutë, kjo nuk mundet”.

Më tej ai u shpreh se VMRO me vite ka shpërndarë histeri, frikë dhe i kanë gënjyer qytetarët se është rrezikuar identiteti kombëtarë, pikërisht nga këto njerëz që siç thotë kanë pasaporta bullgare.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

Zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, kryetarë komunash, drejtorë, i gjithë rrjeti i funksionarëve të VMRO-së, grupi kriminel i organizuar me pasaporta bullgarë me vite kanë shitur patriotizëm të rrejshëm. Derisa e mbajnë Maqedoninë në izolim dhe qëllimisht kërkojnë konflikte me fqinjët, e kanë siguruar të ardhmen evropiane vetëm për vete”.

Filipçe bënë apel që pakicat të përfshihen në Kushtetutë sa më shpejtë të jetë e mundur. Më tej thotë se reforma duhet të ketë tani.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë me procedurë të shkurtuar, me të cilin parashihej që anëtarët e Qeverisë të kenë ekskluzivisht vetëm shtetësi të Maqedonisë së Veriut në seancën e së hënës në Kuvend nuk u mbështet nga deputetët e shumicës parlamentare.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING