(VIDEO) Kuvendi miratoi marrjen e borxhit nga Hungaria

(VIDEO) Kuvendi miratoi marrjen e borxhit nga Hungaria

Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do t’ju kushtojë 500 milionë euro thellimi i bashkëpunimit me Hungarinë, kështu të paktën qëndron në propozim ligjin e miratuar sot nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, për huamarrja nga banka hungareze eksport-import. Në tekstin e propozim ligjit, në pjesën ku sqarohen qëllimet, zotimet dhe zgjidhjet themelore thuhet se: “Qëllimi i sigurimit të kësaj huamarrje është avancimi i bashkëpunimit ekzistues dhe vendosja e bashkëpunimit të posaçëm ekonomik me Hungarinë.

Nikollçe Jankullovski, zëvendësministër i Financave

Shuma e përgjithshme e huamarrjes që do ta ndajë banka hungareze Eksport-Import është 500 milionë euro. Huamarrja do t’i jepet Maqedonisë së Veriut me kushte jashtëzakonisht të volitshme edhe atë, huamarrja do të tërhiqet me një këst, afati për pagesën e huamarrjes është 15 vite me përfshirjen e grejs periudhës prej tre vitesh. Norma e interesit është fikse dhe përbën 3,25 përqind. Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i paguajë bankës hungareze Eksport-Import, shoqatë private me përgjegjësi të kufizuar, provizion për mostërheqjen eventuale të mjeteve financiare në vlerë prej 0,5% të huamarrjes në nivel vjetor”.

Nga ana tjetër, deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi thotë se është shqetësuese mungesa e transparencës dhe shpejtësia me të cilën qeveria vendosi për këtë huamarrje, pa asnjë kontrollë institucionale dhe mbikëqyrje publike.

Fatmir Bytyqi, Deputet i LSDM-së

Si është e mundur që vetëm 5 ditë pas formimit të Qeverisë së re, më 23 qershor 2024, banka hungareze të dorëzojë letër me qëllim të huamarrjes prej gjysmë miliard euro. Edhe më i frikshëm është fakti që negociatat për këtë huamarrja kanë filluar me një qeveri të huaj që nga koha kur VMRO – DPMNE ishte në opozitë. Si? Pse? Dhe sipas cilave rregulla? Kjo marrëveshje është bërë pas dyerve të mbyllura, që sjell pasoja shumë të mëdha politike dhe ekonomike për të gjithë ne”.

Kredia do të paguhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti. Maqedonia e Veriut do t’i paguajë provision për kryerjen e shërbimeve juridike kompanisë së pavarur të zgjedhur nga ana e bankës hungareze. Provizioni prej 70.000 eurove do të paguhet para tërheqjes së kredisë. Nga Qeveria paraprakisht kanë thënë se, gjysma e këtyre mjeteve do të përdoret për zhvillimin e komunave, ndërsa gjysma tjetër për ekonominë dhe për nevoja buxhetore.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING