(VIDEO) Kuvendi konstatoi dorëheqjen e dy ministrave dhe dy zv/ministra

(VIDEO) Kuvendi konstatoi dorëheqjen e dy ministrave dhe dy zv/ministra

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në rend dite ka debatin për rikonstrumin e Qeverisë, e cila duhet të votohet deri në mesnatë. Partia Alternativa del nga Qeveria, ndërsa pritet të hyjë ajo e Aleancës për Shqiptarët. Përpara  nisjes së seancës për rikontruimin e Qeverisë, deputetët e shumicës parlamentare u shprehën të bindur se i kanë numrat për rikonstruimin e qeverisë. Nga LSDM thonë se tashme e kanë vërtetuar disa herë se shumica aktuale do të zgjerohet.

Darko Kaevski, deputet i LSDM-së

“Siç kam thënë edhe më herë numri, me respektivisht deputetët që do ta mbështesin, që do të jenë pjesë e shumicës së zgjeruar parlamentare do të vërtetohet kësaj radhe. Shumica parlamentare do të zgjerohet dhe këtë e kemi stërthënë dhe në periudhën që vijon edhe më shumë do të zgjerohet”

Edhe nga BDI vlerësojnë se i kanë numrat, madje edhe më shumë se sa janë të nevojshëm.

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk e vënë në dyshim nëse do t’i kenë votat e mjaftueshme për hyrjen e tyre në shumicën qeverisëse.

Halili Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët

“Ekziston marrëveshje për rikonstruim të qeverisë ku Aleanca për Shqiptarët është partnere e re në qeveri, kështu që ne nuk dyshojmë se a do të ketë numra, mirëpo atë që e japim garanc është garancë për tetë deputetët e Aleancës për Shqiptarët që do e përkrahin këtë shumicë të re”

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE sot në Kuvend ka mbajtur takim koordinues në të cilin takim ka qenë edhe kryetari i partisë, Hristijan Mickoski.  Në këtë takim është konstatuar se zgjedhjet kadrovike për përbërjen e qeverisë së re janë rezultat i “Pazar 3”, ku siç thonë ata, interesi primar nuk është përparimi i shtetit, por bizneset e tyre personale.

VMRO-DMNE

“Vetë zgjidhjet që janë propozuar tregojnë se qeveria menaxhohet nga BDI dhe Ahmeti, ndërsa Kovaçevski është shërbëtor i interesave të tij. Derisa Ahmeti dhe BDI po shkrijnë dhe zhvlerësojnë opozitën shqiptare, Kovaçevski dhe LSDM-ja po paguajnë për planin e Ahmetit”

Në fillim të seancës së 103, Kuvendi ka konstatuar dorëheqjet e katër anëtarëve të Qeverisë, respektivisht të dy ministrave dhe dy zëvendësministrave. Bëhet fjalë për ministrin e Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, atë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, dhe zëvendësministrit të Drjetësisë Agim Nuhiu dhe atij të Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING