(VIDEO) Kuvendi i Bullgarisë kërkon “ndaljen e sulmeve ndaj bullgarëve” në Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Kuvendi i Bullgarisë kërkon “ndaljen e sulmeve ndaj bullgarëve” në Maqedoninë e Veriut

Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë ka miratuar njëzëri një deklaratë me të cilën dënohen aktet e dhunës dhe thirrjet për dhunë  ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, organizatave dhe klubeve të tyre, dhe posaçërisht sulmin fizik ndaj Hristijan Pendikovit në Ohër.

Në deklaratë thuhet se  nevojitet respektim i parimeve të Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe dokumentet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropë, si dhe të parimeve demokratike të integruara në aktet e Këshillit të Evropës.

KOMISIONI I POLITIKËS SË JASHTME NË KUVENDIN E BULLGARISË

“Bullgaria dënon ‘deklaratat e rrejshme dhe manipuluese për të kaluarën bullgare në hapësirën publike dhe politike të RMV-së dhe i pranon si mbjellje e qëllimshme e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve. Të gjitha institucionet në Maqedoninë e Veriut, në frymën e vlerave dhe lirive evropiane, duhet të përmbahen nga vendimet dhe veprimet të cilat do t’i prishin seriozisht raportet mes dy vendeve dhe mes qytetarëve të tyre”

Ditëve të fundit janë rritur tensionet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm. Ndërkohë, autoritetet në Shkup paralajmëruar se nuk do të lejojnë që politikanë bullgarë të vijnë në Shkup dhe nga këtu të japin deklarata që mohojnë kombin dhe gjuhën maqedonase.

MARKETING